Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka publikuar bilancin e veprimtarisë për muajin korrik 2026. Sipas AMP-së, janë arrestuar 11 persona. Tetë prej tyre janë punonjës policie.
Gjatë korrikut, AMP ka referuar në Prokurori 54 raste për nisjen e hetimeve ndaj 54 punonjësve të Policisë. 15 prej tyre janë punonjës të nivelit të parë drejtues, ndërsa 39 janë punonjës të nivelit zbatues.
Veprat penale të referuara lidhen kryesisht me shpërdorimin e detyrës, veprimet arbitrare, dëmtimet e tjera me dashje, kanosjen dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
Nga 54 çështjet e referuara, 14 lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe përfshijnë 15 subjekte. 25 çështje lidhen me veprime arbitrare, dëmtime të tjera me dashje dhe kanosje. Ndërkohë, 5 çështje lidhen me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj 5 subjekteve dhe një shtetasi.
Procedime disiplinore ndaj punonjësve të Policisë
Lexo edhe:
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
Meta kërkoi hetim për kallëzimin ndaj punonjësve të paraburgimit 313, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën
Komisioni Disiplinor i AMP-së ka marrë vendime edhe për procedimet disiplinore.
Për 6 punonjës policie është vendosur fillimi i hetimit disiplinor për shkelje të rëndë. Për një punonjës është vendosur mosfillimi i hetimit, pasi shkelja nuk është provuar.
Ndërkohë, për 26 punonjës policie dhe 2 punonjës të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), Komisioni vijon shqyrtimin e dokumentacionit.













