Lajme

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua

Dy persona janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, viktimë kanë mbetur Kreshnik Mujeci nga zona e Torovicës në Lezhë dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodheshin në një automjet tip “Audi” në momentin e sulmit

Nga të dhënat e para, dyshohet se çifti ka rënë në pritë, teksa autorët kanë qëlluar me breshëri në drejtim të mjetit. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se automjeti është bërë shoshë nga plumbat.

/Shqip.com