“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë para qeverisë

3 Shtator 2026, 13:20Rajoni TEMA
“Kosova mbahet peng nga Kurti”, ​PDK dhe AAK në protestë

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar sot aksionin para Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në objekt. Ata kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve. Ylli Muriqi nga PDK ka thënë se problemet e qytetarëve po rriten, derisa institucionet vazhdojnë të jenë të bllokuara.

“Vendi është i paralizuar dhe të gjitha këto probleme qytetare vetëm po vijnë duke u rënduar. Në vend që në këtë kohë institucionet të funksionojnë, ne kemi bllokuar situatën e paralizuar dhe në vend që të kemi përgjegjësi, ne kemi arsyetime. Në vend të zgjidhjeve, ne kemi vetëm prapavijë. Kosova nuk mund të mbahet peng nga pasia e një njeriu siç është Albin Kurti, i cili nuk di të qeverisë.”, tha ai.

Ndërkaq nga PDK, deputeti Artan Behrami ka thënë se me aksionin po synojnë t’u dërgojnë qytetarëve mesazhin se Qeveria po e mban vendin në krizë.

“Dhe kriza është shumë e thjeshtë: jemi në një krizë kushtetuese më të thellën që nga historia e Kosovës, jemi në një krizë politike më të thellën që nga paslufta në Republikën e Kosovës, jemi në një krizë ekonomike dhe në një krizë edhe me aleatët tanë. Qeveria e Kosovës e ka pasur një buxhet prej 4 miliardë eurove. Sot jemi në shtator. Ku janë këto para? Ku kanë shkuar këto para? Pra, nuk kemi asnjë projekt, nuk kemi asnjë projekt në shëndetësi, asnjë projekt në infrastrukturë, asnjë projekt në fushën e arsimit dhe jemi në një kolaps total. Prandaj thirrja jonë edhe njëherë është që të kthehemi në Kuvend, të konstituohen institucionet e Republikës së Kosovës dhe që të vazhdojmë t’i adresojmë sfidat e brendshme dhe të jashtme që i presin Republikën e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka folur për problemet në arsim dhe shëndetësi, duke e cilësuar situatën si bllokadë totale. Sipas saj adresa e kësaj bllokade është kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Përderisa kemi me u ballafaquar me sigurimin e librave shkollorë, me komplikimin që e ka bërë Ministria e Arsimit, përderisa shkollat kanë filluar procesin mësimor pa dikto në shkolla, përderisa të sëmurët dhe pacientët na drejtohen për shkak se nuk ka barna në onkologji dhe në sektorët e tjerë dhe detyrohen t’i blejnë dhe e dimë që e kanë një kosto të lartë buxhetore, përderisa ministri i Shëndetësisë ka vite që s’ka pasur konkurs për pranimin e specializantëve të cilët kërkojnë të avancohen në shëndetësi, në drejtimet përkatëse, domethënë kemi një bllokadë totale. Kemi një bllokadë totale dhe arsyeja që po dalim, kërkojmë që ta zhbllokojmë këtë bllokadë të cilën qëllimshëm po e shkakton Albin Kurti. Adresa e kësaj bllokade, adresa më e keqe e këtij vendi është Albin Kurti.”, tha ajo.

Ky aksion po zhvillohet tash e katër javë nga deputetë të PDK-së dhe Aleancës ku po kërkojnë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.

7 Komente

  1. H
    Holy justice

    Vendi mbahet peng nga hashimat e edvinat! Por u ka dale kallaji, pritet t'ju bjere!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatosi-kosove

      Hashimi e Edi e kan cliruar kosoven o pjella e ndyre,kosova po mbajet peng nga ju serbofilet ashtu siq bani millosheviqi ne vitin 88 duke suprimuar autonomine e kosoves dhe mbylljen e te gjitja institucioneve ashtu ka ba kurrci yt tash e 21 muaj oj kafsha pa brina.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Askushi...

      Këta e kanë mirë, rrogën e marrin dhe rrinë sa rrinë e i fusin një palë zgjedhje....

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xy

        Qa ka Kurti ktu bre roobt ua qft Kurti ren juve ne shqipni qe e urreni pae ua ka iq motrat barbareve serb ne kosove e serbi. Nese PDK (pronto mafia) dhe AAK(mafia e dukagjinit) done qe kurti ta zhbllokoj shtetin athere le ta sfidojne e ta votojne presidentin konsesual qe eshte ne pritje. Phuuu sa shkau ish ne shqipni e serbi kishmi dit bree…

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kurti po ik per lesh, po Kosova ku po shkon

          Tash Kurti ka ra, ka ra sepse e ka rrxue Usa nepermjet ambasadorit Grenell.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erjon Ejlli

            Këta që paguhen nga buxheti i shtetit legalisht dhe ilegalisht nga serbia përmes grenelit, e dinë fare mirë pse populli i dënoi me votë.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Realisti

              Është tejet e tmerrshme të shikosh sesi ata që luftuan për Kosovën janë në burg dhe populli tani shijon lirinë mbi gjakun e të rënëve dhe me kurrizin drejtuar heronjve të vet. Turp I paparë! Mbahet gjyq pse janë ekzekutuar informatorët shqiptarë që punonin për Millosheviçin ... këta lloj informatorëve akoma dalin edhe sot e kësaj dite duke punuar për serbët por koqevarët zor se kanë tru të kuptojnë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje