Britania e Madhe 100 mln paund për mbrojtjen e familjes mbretërore nga sulmet kibernetike ruse

3 Shtator 2026, 13:30Bota TEMA
Britania e Madhe 100 mln paund për mbrojtjen e familjes mbretërore nga

Financime shtesë prej 99.9 milionë paundësh në vit pritet të shkojnë në fondet e familjes mbretërore britanike për modernizimin e sistemeve teknologjike dhe informatike të oborrit mbretëror, të cilat konsiderohen tashmë të vjetruara dhe të ekspozuara ndaj rrezikut të sulmeve të mundshme kibernetike. Shqetësimi vjen veçanërisht në sfondin e kërcënimeve që Londra dhe vende të tjera perëndimore ia atribuojnë Rusisë së Vladimir Putinit.


Mediat britanike citojnë burime të inteligjencës sipas të cilave faqet e internetit të familjes Windsor dhe bazat e të dhënave të saj rezultojnë aktualisht “të cenueshme”, për shkak të mungesës së përditësimit të mekanizmave të mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.


Mediat ngrenë gjithashtu alarmin për frikën e një “përshkallëzimi të luftës hibride” nga Moska në nivele “të paprecedenta kundër vendeve të NATO-s”, shqetësim ky i shprehur nga burime brenda qarqeve diplomatike.

Ndërkohë, theksohet  se disa prej faqeve të internetit të Buckingham Palace kanë pësuar ndërprerje në vitet e fundit, duke ngritur shqetësime edhe për mundësinë e aksesit të paautorizuar në të dhëna “konfidenciale”.

Lini një Përgjigje