Presidenti Bajram Begaj, priti në një takim Ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Sh. S. Dr. Siri Walt, me rastin e prezantimit të Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i përcolli Ambasadores Walt urimet më të mira për fillimin e detyrës së saj në Shqipëri dhe shprehu besimin se mandati i saj do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore Shqipëri – Zvicër, të mbështetura në vlera të përbashkëta evropiane, dialogun e rregullt politik dhe një bashkëpunim të gjerë në fusha me rëndësi të veçantë, përfshirë qeverisjen, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe formimin profesional, shëndetësinë, qeverisjen vendore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në proceset e zhvillimit demokratik, ekonomik dhe social të Shqipërisë, si dhe për kontributin e saj në forcimin e institucioneve dhe qeverisjes vendore përmes programeve të bashkëpunimit për zhvillim dhe asistencës teknike.
Kreu i Shtetit çmoi në mënyrë të veçantë investimet e qeverisë zvicerane në zonat rurale.
“Ne kemi njerëz dhe një natyre të mrekullueshme. Investimet në këto zona në rritjen e cilësisë së jetesës janë një investim që bëjmë për brezat e rinj. Gjithashtu, ruajta e trendit pozitiv që Shqipëria ka në turizëm ndihmohet shumë nga këto investime”, u shpreh Presidenti i Republikës.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe mirëpriti rritjen e investimeve dhe praninë e shtuar të bizneseve zvicerane në Shqipëri.
Në takim u vlerësua roli i rëndësishëm i Diasporës shqiptare në Zvicër, si një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve dhe popujve.
Presidenti Begaj eshte katastrofe kombetare! Si nuk perpiqet fare per trashegimine e gjuhes, historise, artit dhe kultures shqiptare ne Emingracion. Do ishte mire qe te kishim zgjedhur Eni Vasilin Presidente, sepse te pakten ajo kuceder do ta leshonte RTSH per emigracionin. Ky vend eshte pa President e aq ma keq edhe pa Kryeminister. Kemi vetem dy kukulla te Saliut ne ato pozita.