Rashica dhe Zhegrova, dy yjet e Kosovës dalin jashtë planeve në klubet e tyre

3 Shtator 2026, 14:00Sport TEMA
Rashica dhe Zhegrova, dy yjet e Kosovës dalin jashtë planeve në

Nga titullarë dhe protagonistë, në lojtarë që duhet të kërkojnë hapësirë… Milot Rashica dhe Edon Zhegrova po përballen me një situatë të vështirë në klubet e tyre.

Rashica duket se ka humbur terren te Besiktas. Pas afrimit të Ernest Poku-t, sulmuesi i përfaqësueses së kosovës ka zbritur në hierarki dhe tashmë konsiderohet zgjedhja e tretë në krahun e djathtë. Klubi turk po kërkon edhe largimin e tij, ndërsa Rashica dëshiron të vazhdojë karrierën në Stamboll.

Një tjetër situatë delikate është ajo e Edon Zhegrovës te Juventusi. 26-vjecari është lënë jashtë listës së Juventusit për Europa League, një vendim që tregon se aktualisht nuk është në planet kryesore të trajnerit Luciano Spalletti.

Zhegrova ka pasur gjithashtu pak minuta në kampionat, vetëm dy paraqitje deri tani. Dy futbollistë që në përfaqësuesen e Kosovës konsiderohen me peshë por që në këtë moment po kërkojnë diçka shumë të rëndësishme: minutat dhe besimin e trajnerëve.

Dhe për Rashicën e Zhegrova-n, sfida tashmë është e qartë: të rikthehen në fushë, të bindin dhe të ndryshojnë hierarkinë në klubet e tyre. Kosova do të rikthehet shumë shpejt në fushë me ndeshjet e Ligës së kombeve. Dardanët janë në Grupin B3 ku do të përballen me Izraelin, Austrinë dhe Irlandën..

3 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Yje,Yje,Yje .... ! K´tyre tanve sikur ju a beni Yjet me Akuarel ( bojra uji) ! Me shiun e par ,ju fshihet Ylli ... Yje pa skuader !!!

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      rashica edhe mu d te kete kuptim ,ndersa zhegroven e dogji juvja ...kurre nje mundesi reale si kane dhene ...duhet te largohej qe aty

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Atje ku benet dasma e madhe merr lugen e vogel .zhegrova beri kabim qe iku prej Lille ndersa Rashica qysh prep COVID s’ka qene me ai i pari .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje