I mori 8 mijë euro Kejvina Kthjellës duke e mashtruar, merret e pandehur shoqja e saj!

3 Shtator 2026, 12:06Lifestyle TEMA
I mori 8 mijë euro Kejvina Kthjellës duke e mashtruar, merret e

Anela Osmani, vajza që mashtroi Kejvina Kthjellën, ish-të dashurën e të dënuarit me burgim përjetë, Redjan Rrajës, është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Mashtrimit”, duke rrezikuar të marrë një dënim deri në 5 vite burgim. Vendimi për marrjen të pandehur të Anela Osmanit, është marrë nga prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ku pas disa muaj hetime është provuar se Osmani i ka marrë shumën prej 8 mijë euro, Kejvina Kthjellës duke mos ja kthyer më.

Siç rezulton dhe në dosje Kthjella, ka rënë pre e mashtrimit financiar, pasi shoqja e saj, i ka marrë një shumë financiare prej 8 mijë euro, duke i premtuar se do ja mbante por nuk ja ka kthyer më. Në muajin Maj 2026, Anela Osmani nga qyteti i Gramshit është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “Mashtrimit”. Ndërsa tashmë ajo është marrë e pandehur dhe dosja kundër saj është dërguar në gjykatë.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se rasti është denoncuar në policinë e Tiranës në fillim të muajit Maj 2026, ndërsa në datën 7 Maj, materiali hetimor ka mbërritur për veprime hetimore në prokurori. Fillimisht prokurori i çështjes, ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për të ndaluarën Anela Osmani, e cila sipas tij ka konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” për paragrafin e parë, duke mos kaluar në sjelljen e pasojave të rënda. Sipas kallëzimit që Kejvina Kthjella ka bërë në polici, sasinë prej 8 mijë euro ajo e kishte kursyer nga të ardhurat e punës. Këtë shumë ajo ja ka lënë në ruajtje shoqes së saj të lagjes, Anela Osmani, pasi vetë Kejvina do shkonte në banesën e të afërmve të saj në Lezhë.

Për shkak se në shtëpinë në Tiranë, do shkonte pastruesja, sasinë e parave e ka hequr dhe ja ka dhënë në ruajtje, Anela Osmanit. Kjo e fundit ka marrë shumën financiare dhe sot e kësaj dite nuk ia ka kthyer megjithëse, prokuroria e Tiranës ka nisur një dosje penale për “Mashtrim”. Anela Osmani, ka filluar të justifikohet para Kejvina Kthjellën duke i pohuar kësaj të fundit se lekët i kishte futur në kasafortë, por nuk munda ta hapte kasafortën pasi e kishte harruar kodin e saj.

3 Komente

  1. L
    Lomi

    Mire ja ka bo , nuk ka banka per ti ruajtur,apo jan leke te fituara me djersen e ballit te vendlindjes

    Përgjigjjuni
    1. I
      I papami

      Na myten kurvat pupupuppu

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juli

        Jo e jo as shtëpinë nuk e pastroka dot vetë kjo !!!!!! Ne që kemi nga 3-4 kalamaj vetë e pastrojmë. Kësaj i thojnë me plot gojën BUÇE. DEBILJA i ruajti nga pastruesja dhe ja dha hajdutit !!!!! Ku e dinte se pastruesja do ja merrte !!!! Katunaret,maloket po e hedhin shurrën përpjetë por po i bie në kokën e surratin e vet. Robt ku ti keni.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje