Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

3 Shtator 2026, 16:10Sport TEMA
Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e

Armando Broja në mbrëmjen e së mërkurës u pa të hyjë në fushën e lojës me Burnley. Në ndeshjen me Middlesbrough ai u aktivizua si zëvendësues në minutën e 77 dhe pritet që edhe në ndeshjet në vijim të fitojë minuta të paktën deri në muajin janar kur të hapet sërish merkatoja e transferimeve.


Zion Flemming, sulmuesi kryesor u transferua te Ipswich dhe kjo lëvizje i hap rrugën Brojës, por në këtë pikë sulmuesi i kombëtares shqiptare ka edhe fatin me vete.

Burnley në fakt nisi bisedimet me një futbollist tjetër për të zëvendësuar Flemming, por gjithçka dështoi dhe për këtë flet vetë trajneri i Burnley.

Është vërtetë për të ardhur keq, sigurisht, sepse Zian ishte një aset i rëndësishëm për ekipin dhe gjithashtu për klubin”.

Por duhet të jemi të drejtë, ishim gjithashtu në negociata me një sulmues tjetër, por kjo marrëveshje dështoi-tregon Hayen: “Një ose dy orë para afatit, lojtari e prishi marrëveshjen dhe për fat të keq nuk patëm kohë të gjenim një zëvendësues tjetër. Në rregull, nuk më pëlqen të them se është ajo që është, por ne vazhdojmë të punojmë me lojtarët që janë këtu dhe kemi profile të ndryshme.Ajo që në të vërtetë duam të krijojmë nuk është të jemi të pavarur nga një sulmues, por tani me Dastan (Satpayev), me Zeki(Amdouni), me Largie(Ramazani), madje edhe me Mike(Tresor) ​​dhe lojtarë të tjerë, duam të jemi më kërcënues për gola’”.

 

9 Komente

  1. F
    Foni

    E kam ndjekur me vemendjen me te madhe Brojen, pasi isha nje fans i tij. Por eshte per te ardhur keq me menyren se si sillet ne fushe. Te leviz nje 24 vjecar sikur ka dale per shetitje ne nje park, me nje impenjim katastrofik per te justifikuar pagen qe merr, sinqerisht kjo eshte shume fyese pe ata qe drejtojne ekipin. Une nuk di cfare e shtyne te mbaje kete qendrim por kjo eshte acaruese edhe per tifozet kur shohin dike qe leviz si grua shtatzene ne fushe. Nje zot e merr vesh sa mbipeshe duhet te jete! Shkurt, Broja ka bindjen se eshte lojtar i madh, do qe te jete ne nje ekip te madh dhe per ta merituar nuk bene asgje. Broja duhet te kete ndonje keshilltar te keq qe duket e meson se si ti fitoj qyl, pa punuar parate qe i jepen. Ose ka friken e ndonje demtimi te ri dhe mendon se ky do te ishte fundi per te ne lidhje me futbollin dhe e shtyn si ta shtyje....

    Përgjigjjuni
    1. H
      HAJDUTI

      Vetem mendime negative ju vijne ne koke per opinione…. Se si leviz broja ne fushe ate ja percaktin trajneri (o koke bosh)

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringjallja pellazge

        Më se e vërtet, ajo që thekson. Çudia më e madhe, askush nuk nxit të kuptoj që futbolli nuk është të shëtisësh me "duar në xhepa" nëpër fushë, por të vraposh pa u ndalur duke krijuar hapsira të lira, per të shënuar ose ndihmuar. Ndoshta stresi i ka hequr vullnetin.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Sigurisht qe Broja nuk ka keshilltare te zote, por edhe fakti qe Broja pesoi nje demtim shume te rende, jo vetem fizikisht, por shume te rende edhe psikollogjikisht, ne kulmin e formesse tij, jane ndikuar direkt ne situaten ku ndodhet. Asnje nga ne nuk e di se c'fare i kane thene Brojes speciakistet e fushes se mjekesise, ne raste te tilla duhet te kesh nje rreth te ngushte te besuar, qe te te ndihmojne te besosh qe je i forte perseri. Ndoth shpesh qe mjekesia te thote gjera pa asnje lloj trajtimi te vecante, ta thone drejt, "po e kepute perseri ne ate vend, karriera tende perfundon" , po te thane nje gje te tille, vetem ata me karakter dhe vullnet te hekurt ja dalin te rikthehen, nuk e di Brojes se cdare i kane thene, por duket fare qarte qe ka frike ne kontraste, ruhet shume, e kjo te kushtezon padyshim rendimentin si ne stervitje ashtu efhe ne lojen e ndeshjeve zyrtare.

          Përgjigjjuni
        2. V
          V.L

          Akoma me Brojen. Edhe kur te veje 44 vjec me ate do merreni me siguri. Mblidheni mendjen karriera e tij si futbollist eshte mbyllur me kohe. Mire do ishte ta kishin keshilluar kohe me pare te gjente nje prefesion tjeter se tani eshte shume vone.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            More kar keshilltar ai fiton 2 milion euro ne vit qe shumica e njerezve nuk i fitojne per gjithe jeten ti i thua gjej nje prefesion tjater .merruni me hallet tuaja o njerez .

            Përgjigjjuni
          2. T
            Ti Fozi

            Broja ka nevoje urgjente per nje psikolog sportiv. Te gjithe jemi dakort qe ka (te pakten - ka patur) kualitete po nuk ka impenjim, nuk ka motivim, nuk ka shpirt gare. Thjesht merr ato paret dhe ngroh stolin. Sic po shikoj, shancet per te bere dicka me teper jane shume minimale.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sander

              broja ka nevoje te lexoje komentet e TEMES qe te shpetoje

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha Braho

                Nuk behet Broja Jo. Nuk ka kellqe, eshte i pa ushqyer mire qe ne gjeneze.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje