Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Gëzojmë imunitet

3 Shtator 2026, 17:10Bota TEMA
Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, i kërkuan një gjyqtari që të rrëzojë aktakuzën për trafik droge ndaj tyre, me arsyetimin se gëzojnë imunitet si lideri dhe zonja e parë e një vendi të huaj.

Në dokumentet e depozituara në gjykatën federale të Manhatanit, avokatët e Maduros thanë se gjyqtari ishte i detyruar me ligj ta rrëzonte aktakuzën, sepse një akuzë e tillë nuk mund të ngrihet kundër një lideri të huaj.

“Asnjë gjykatë amerikane nuk ka zhvilluar ndonjëherë një proces penal ndaj një lideri të huaj, i cili ishte njohur nga vendi i tij si kreu në detyrë i shtetit në kohën kur u ngritën akuzat”, thanë avokatët.

“Kjo nuk është një rastësi e historisë. Ajo pasqyron një rregull më të vjetër se common law: krerët e shteteve janë të përjashtuar nga procesi penal i çdo gjykate kombëtare, përveç asaj të vendit të tyre”, shtuan ata.

Maduro dhe bashkëshortja e tij janë planifikuar të dalin në gjyq për akuzat e trafikut të drogës më 1 qershor të vitit të ardhshëm.

Gjyqtari Alvin K. Hellerstein ka caktuar datën 17 nëntor për nisjen e argumenteve gojore lidhur me kërkesat për rrëzimin e aktakuzës.

Ndryshe, Maduro, 63 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, 69 vjeç, janë mbajtur në një burg në Brooklyn që kur forcat amerikane i morën nga shtëpia e tyre në Caracas, gjatë një operacioni në mes të natës në fillim të janarit, dhe i sollën në New York.

Në dokumente të veçanta të depozituara të mërkurën, avokatët e Flores thanë se edhe ajo gëzon imunitet nga ndjekja penale në SHBA, mbi bazën e imunitetit sovran.

“Ky është një atribut i sovranitetit të Venezuelës dhe vetëm Venezuela mund të heqë dorë prej tij”, sipas tyre.

Avokatët e Maduros thanë se, edhe nëse Maduro nuk do të kishte të drejtë për imunitet sovran si kreu i shtetit, çështja ndaj tij duhet të rrëzohet sepse ai gëzon gjithashtu imunitet sovran të bazuar në veprimet e kryera në cilësinë e tij zyrtare (conduct-based sovereign immunity).

Si Maduro, ashtu edhe Flores janë deklaruar të pafajshëm në një çështje penale të ngritur fillimisht gjashtë vjet më parë kundër një numri bashkëpunëtorësh të dyshuar.

Ata përballen me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm, nëse një juri vendos se ata kanë qenë pjesë e një komploti për të dërguar kokainë në Shtetet e Bashkuara.

2 Komente

  1. F
    Foni

    Ndihem fajtor per nje koment timin, ku beja nje analogji midis Veliajt dhe Maduros. Kurre nuk ma merrte mendja qe Tema, nje mbrojtese e flakte e Veliajt, tani te perzgjedh dhe gjeje artikuj ne mbrojtje edhe te Maduros. Natyrisht, kete e bene per analogji dhe per te gjetur arsye per mbrojtjen e Veliajt. Se, c'ne Temas ti hapej barku per Maduron? Te pakten une ne komentin tim e ju referova Maduros si rast, por kisha parasysh Veliaj, kurse keta bene zakonin, kaluan ylberin, u hodhen ne mbrojtje te Maduros thjesht nga urrejtja qe kane per Ameriken.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taqo dhemballa

      Foni prej kartoni . Se rrotullohesh ti neper breke si dervish tourner, kujton se bota rrotullohet prej teje. Yt selçuk turk i poshter

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje