DUBLIN – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që po mban punimet në Dublin.
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryediplomati shqiptar bëri me dije se në fokus të bisedimeve ishte dinamika aktuale e procesit të anëtarësimit dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.
“Kënaqësi të takohem dhe të bisedoj me Komisioneren e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin.
Nuk do të humbasim kurrë asnjë shans për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin, për të paraqitur modelin e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë, Marta Kos është aty për ta çuar procesin përpara.
Shkëmbyem mendime mbi dinamikën aktuale të procesit të anëtarësimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.
Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të zbatojmë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave.
Zgjerimi ka të bëjë me meritën, momentumin dhe rezultatin.
Shqipëria është gati për të treja”, shkruan Hoxha.
Ne fund vitet 1890 fillim vitet 1900, te gjithe ne perandorine Otomane deshin te largoheshin nga perandoria Otomane, ne shqiptaret ishim te vetmit qe deshim te rinin ne ate Perandori. Dhe pasojat ishin nje Shqiperi gjysmake. Sot ndersa te gjithe vendet zgjedhin te mos hyjne ne BE, ose i vene BEse kushte per te hyre, ne Shqptaret jemi te vetmit qe duam te hyjme ne BE edhe pa kushte per interesin tone. Jam kurioz te dij kush do te jene pasojat tona nese hyjme ( Zhdukemi si komb?)
Duke pare qe ke vene ( fshatari ) vere dhe mbiemrin ( ….ari ) or Cari kush jane ato vende qe nuk duan te hyjne ne BE apo more frytezim nga JO ne Islande , kjo qe thua ti eshte tamam qe je jo vetem fshatar por edhe fshatar idiot ,
Sic duket kemi te njeten mbiemer se edhe ti nga fshati tim je Lista e vendeve nuk kane kerkuar te hyjne ne BE: Islanda, Norvegjia, Zvicra, Anglia, Liteshtein, Andora, Monako, San Marino, Belaurs, Azerbaxhan Armenia etj ( shume prej tyre me votim jo per te hyre ne BE) Vendet qe kane vene kushte per te hyre ne BE Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Turqia, Gjerogjia etj Do me per Belulin o bashkfshakari im qe je bere qytekar?
Mos ki merak, nuk do anetaresohemi ne BE. Koha e zgjerimit te BE ka ikur. Po te mbarojme negociatat, do na ofrojne paketen Merz-Macron, dmth goten gjysem bosh. Ne France dhe Gjermani nuk ratifikon dot njeri traktate anetaresimi, eshte jorealiste te pretendosh ndryshe.
Sa fshatar qe eshte i shkreti