
Nga Ylli Pata
Edi Rama ka shpallur sot një nismë të mazhorancës, ku deputetët e PS-së janë të ndaluar që të rekomandojnë vende pune, propozime për promovime dhe të tjerë në zonën e tyre. Madje e ka konsideruar se kjo konsiderohet një shkelje penale.
Në SHBA, një deputet, përkatësisht Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, që përfaqëson një konte të vaktuar, për katër vjet nuk bën gjë tjetër veçse rekomandime për poste të ndryshme publikę. Ndërsa një Senator, ku çdo shtet ka vetëm dy merret me gjëra edhe më të mëdha. Jo vetëm për shtetin e tij por për të gjithë SHBA, por edhe mbarë botën.
Sa senatorë amerikanë kanë lobuar për çështjen shqiptare, vetëm sepse kanë pasur shqiptarë në zonat e tyre që kanë financuar fushatat.
Një përfaqësues i komunitetit ka vetëm një detyrë; të bëhet zëri i tyre.
Por problemi ynë është se me reformën e 2008 nuk dihet kush është deputeti i kujt. Sepse një zonë elektorale ka më shumë se 2 apo tre deputetë. Të marrin qarkun Tiranë; njësia 5. Sa deputetë janë nga PS, PD apo partitë e vogla?
Në një sistem mazhoritar por edhe proporcional normal, një zonë elektorale ka vetëm një deputet. Shembulli është Greqia fqinje, ku korrektimi ligjor ka bërë që në një zonë të zgjidhet një deputet. E kjo është jo vetëm logjike por është baza e legjitimitetit të votës popullore.
Sidomos në zona të mëdha si Tirana, Durrësi, Fieri, ku si pasojë votës proporcionale dalin disa deputetë. Ku njëri thotë se gjendja është fantazi e tjetri thotë se është katastrofë.
Problemi i përgjegjësisë është politik e vetëm i tillë. Kush kërkon votën e një njësie territorial, duhet ose të fitojë apo të humbë. Nuk mundet që kjo njësi duhet të ketë dy apo më shumë deputetë.
Ky është një nga handikapët e sistemit proporcional që na u dha si spanjoll. Por në Spanjë, një deputet që zgjidhet nuk e ka një dublant nga një partii tjetër, ai përfaqëson komunitetin, edhe pse nuk është zgjedhur me sistemin mazhoritar.
Përfaqësimi është baza e një sistemi politik; para reformës Gjanaj-Islami-Liponen të 2001 që shkatërroi sistemin e balotazhit alla francez në Shqipëri, deputeti zgjidhej me shumicën absolute të zonës që përfaqësonte, Njëjtë edhe kryebashkiaku. Sot deputeti zgjidhet nga lista e mbyllur kurse kryebashkiaku zgjidhet sikur të ketë edhe një votë më shumë. Po nëse në një qytet konkurrojnë 10 kandidatë dhe i pari ka vetëm një votë më shumë se i dyti a është legjitim?
TemA
Deputeti ka te drejte te rekomandoj dike per nje post,por jo te caktoj vellan,kushuririn apo ndonje nga fisi idiot e ai ose ajo te behet me i rendesishem nga drejtusi i punes... Dhjeputeti ka te drejte te zgjidhi ose te coj hallet e popullit ne parlament e jo te zgjidh hallet e tij dhe te fisit e per te tjeret mos ta rruj si monika...
Vete Rama i perfaqeson te gjithe komunitetet.
Rama ja futi kot kur tha se deputeti që I dërgon mesazhe apo telefonon një ministër a drejtor për të futur në punë një njeriun e tij , do të ndëshkohet....... . Nuk ka pse e mer në telefon.... . I thotë, kur dhe ku mund të takohemi..... . Dhe duke pirë Wisky, I thotë , nipin apo mbesën time do ma sistemosh në punë..... Dheee.......administrata aktuale mbi 80% është emëruar me mik.....Dhe mbi 70% e saj nuk e dinë çfarë pune kanë. Ose nuk bëjnë asnjë lloj pune.... . Kjo me fakte, jo deklaratë koti.
36 vjete e njejta skeme, njejti model.
Atehere ju berishist ankoheni se deputetet e PS fusin ne pune njerezit .Ne qofte se sipas teje o Pate perse ankoheni dhe beni kerdin ne sharje te PS ? Si e do gomari ujin o paté te ngrohte apo te ftohte ?
Sa koka peshku ke pastru ti Mara ne emigracion?
Mara në Pescara.. E doje nga përpara...Ishe duke ngrënë fara...U prishe tek e çara..
Deputet e listave te mbyllura duhet te kene veshet e syte jo te pooulli ,por te kryetaret e partive ,se ndryshe nuk listohen me!
Qenka bere Pata merak , i ka furrçe Rama Pate , del dhe ti gjasme per oponence , nuk i ha Populli kto mo o Pate , te dy lapanjose jeni.
Problemi është "grushti kushtetues" i 2008!
Nuk është puna tek rekomandimi, por tek merita e të rekomanduarit. Ja thotë a s'janë thotë asaj për të cilën propozohet. Pasqyra e punëve që ka kryer, për t'u ngritur në detyrë. Por edhe aftësitë personale në rezultate nxënje dhe praktike për fillestarët, apo rangje të ulta punësimi. Me një fjalë, sa i peshojnë... E ky kryhet nja një komision testimit të dijeve, punëve dhe sjelljes së kandidatit. Sa kompetent është në profesion. Deputeti atë punë ka, veç të tjerave, të sugjerojë për në ekzekutiv dhe administratë të duhur, të rekomandojë, jo të diktojë; një komision testimi duhet të vendosë. Mirë do të qe, që në administratën shtetërore të gjitha rangjet e specialistëve të kategorizohen, psh në 3 kategori, që varen nga vjetërsia dhe kontributet, ku paga e specialistëve "epror", mund t'a kalojë edhe atë të drejtorëve (jo gjithmon drejtori është "epror" në profesion), që edhe këta mund të jenë të paktën me dy rangje. Të gjitha të mos kenë të bëjnë me rekomandimin (edhe ai vlen), por nga komisioni i testimit (jo intervistë, me dokumentacion të rregullt vërtetues) të institucionit që e merr në punë kandidatët (mund të jenë më shumë se një, për një vend pune, propozuar edhe nga deputetë të ndryshëm, a jo); ky e bën propozimin për më lartë, nëse ka një superior që vendos. Nuk mund të jetë krim një propozim, qoftë edhe për të afërmin tënd; serioziteti i testimit duhet të jetë fakti i pranimit, ndryshe quhet korrupsion administrativ i komisionit, shpërdorim detyre etj.
Brockulla e rradhes e kryeministrit tone te nderuar. Ose nje show krejt pa shije. Deputeti mund te rekomandoje qe cke me te, se prandaj e kane zgjedhur deputet, qofte edhe ne listat e mbyllura. Eshte tjeter pune pastaj nese ai rekomandon vellezerit, motrat, kusherinjte apo njerezit e fisit. Ne kete rast kemi te bejme me nepotizem e konflikt interesi, dhe ai duhet te mbaje pergjegjesi.
O Pate do shkosh ne usa apo ne BE? Pyet se cfare I ndodh ne BE nje deputeti nese ndikon ke nje zyrtar.
Rama ta kete seriozisht ate qe thote (gje qe nuk ka ngjare kurre) duhet ta nise ndjekjen penale me shokun Tao Balla te parin qe sa kohe e pati drejtues politik te qarkut Elbasan, punesonte der dhe sanitare ne spital me firme te tij.
Ha ha ha po qe ketej e tutje! Po nuk ka me vende ne administrate se eshte dyfishu numri i te "punesuarve "'qe rrine kot po na duhen per vota ata e familjaret!
Po vetë Rama, çfarë ka bërë me ministra e drejtorët që ka emëruar? Çfarë përfaqësojnë ata dhe kush i ka përzgjedhur, po "deputetët" e listave të mbyllura, që vijnë nga Kryesitë lokale të Partisë Demokratike, kë përfaqësojnë? A duhet çuar për ndjekje penale vetë Rama, që sillet me Partinë Socialiste, sikur të ishte lodra që ja kanë blerë dhuratë për ditëlindje?? Përse duhet ta votojnë socialistët në vazhdim Edi Ramën???
Po mir mo ,ky ligji eshte qe deputetet te dalin si te lare , se deri tani i kan zene te gjitha vendet kryesore nga ku varen punesimet , vetem nese po flet per nje ligj me efekt pas 50 vjetesh.