Trump shpërthen ndaj raportimeve për mungesë municionesh: Janë tradhtarë, po e fitojmë lehtësisht luftën

3 Shtator 2026, 22:30Bota TEMA
Trump shpërthen ndaj raportimeve për mungesë municionesh:

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit Social Truth, ka kritikuar ashpër mediat dhe ekspertët që kanë raportuar se ushtria e tij nuk ka municione mjaftueshëm për luftën kundër Iranit.

“Njerëzit dhe mediat që vazhdojnë të ngrenë zërin mbi faktin se nuk kemi municione (dhe gabohen 100%!), në fakt janë tradhtarë. Ata e bëjnë këtë sepse do të preferonin t'i shihnin Shtetet e Bashkuara të humbisnin një luftë që ne po e FITOJMË lehtësisht, sesa të më shihnin mua të FITOJ!”, shkruan presidenti amerikan.

Më tej, shton se ushtria ka në dispozicion arsenal të pakufizuar me rreze të mesme dhe gjatë veprimi.

“Po prodhojmë në nivele që nuk janë parë kurrë më parë. Po magazinojmë dhe përgatitemi për gjithçka që mund të ndodhë. Po i mbajmë raketat për vete, në vend që t’i shesim tek të tjerët, por gjithashtu edhe shitjet për aleatët do të rinisin. Dëshiroj që ju ta mësoni, se administrata Biden i ka dhënë më shumë mucione Ukrainës, pas ndonjë kosto, në vend që t’i përdortë në Iran. Qindra miliarda dollarë u janë dhënë Ukrainës dhe NATO-s, falas. Europa do të kishte paguar”, lexohet në statusin e Trump.  

3 Komente

  1. B
    Bravo Usa, tash shtet me mbret te ftoft

    Munde Iranin po te kesh municione konvencionale! Pse fute vendin tend ne lufte ndryshe?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Argita

      Jane tradhetare thote, dhe po e dit-on luften lehtesisht!! Po mir ky qe u zgjodh si President ndermjet te tjerat h me premtimin se per 24 oresh i jepte fund luftes ne Ukrahine , dhe sot te gjithe e dîme rezultatin, si mund tha vem emrin!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Po ti sikur the qe "e fituam luften" , kurse tani na doli qe po "e fitoni luften" . Po sot ne darke cfare do thuash ? qe " bisedimet me Iranin po shkojne shume mire " . Ah... mjere Ameriken cfare e ka zene me ty. Ti je aq debil qe as hasmit nuk ja uron nje president si ty.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje