Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

4 Shtator 2026, 08:30Politika TEMA
Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës

Edhe në orët e vona të mbrëmjes, sipas Bashkisë së Tiranës punonjësit kanë vijuar punën në terren për rikthimin e normalitetit në kryeqytet.

Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion i gjerë në disa prej zonave të qytetit, me fokus rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët.

Sikurse shihet edhe në pamje, ekipet e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të vona të natës në zonën pranë Parlamentit, ku është kryer vijëzimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte fshirë prej kohësh.

Ndërhyrja synon përmirësimin e orientimit të drejtuesve të automjeteve, disiplinimin e qarkullimit dhe, mbi të gjitha, rritjen e sigurisë për qytetarët dhe përdoruesit e rrugës.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, në kuadër të ndërhyrjeve për përmirësimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës urbane.

10 Komente

  1. T
    Tirana jonë

    Pastroni rrugët, unazën e Tiranës nga vjen pluhuri në qytet

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hahahahah

      Ore mos tallni trapin kaq shume. Nuk i beson njeri me keto perrallat e lalit. Veliaj te rrije ne burg se ka vjedhur miliarda

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petrit Hoxha

        Ha m.. sa te ngopesh dhe ne hene ose ne qeli te jet mjafton qe ti veri ne pune njerzit e bashkis mua kjo me intereson. Ka dy dit qe ne lagje shikojem fshesaxhit te pastrojen rruget. Ku ishin deri para dy ditesh?.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niko

          Miliarda ka vjedhur Saliu edhe i ka bler te gjithe edhe gjykatesit qe nuk e fusin ne burg.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tirona

          Z. Rama liroje z. Veliaj qe te kryeje funksionet e tij.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tekniku

            I zoti I punes ne krye

            Përgjigjjuni
            1. T
              Teodor

              I bie qe qellimisht e kane lene keshtu...por emerimet e Rames ishin katastrofe....ne fakt Veliaj vetem pastrim e leje ndertimi ka bere...asgje per te ndrequr ndonje gangrene te vjeter qe nga uji, kanalizimet, transporti , gjelberimi...

              Përgjigjjuni
              1. U
                Universi shpresa ime

                Prap hajdut je o fiku

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Foni

                  Veliaj eshte nje shembull i mrekullueshem qe po tregon qarte, se Rilindasit e kryejne me mire punen kur ndodhen ne qeli, se kur jane ne Zyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    L.Kaloshi

                    Muti mut eshte

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje