Një grup aktivistësh ka zhviluar këtë të martë, një protestë pranë Bashkisë së Tiranës.
Pjesë e protestës ishin persona që kanë qenë të pranishëm në protestë që prej nisjes së saj dhe që kanë vijuar qëndrimin përgjatë rreth tre muajve të fundit.
Aktivistët kërkojnë vijimin e protestës dhe zgjerimin e aksioneve të mosbindjes civile gjatë ditës, pranë institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe në hapësirat publike.
Kërkesa kryesore e artikuluar prej tyre është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe hapja e rrugës për një zgjidhje politike dhe demokratike.
Aksioni i zhvilluar më 1 shtator vjen pas rreth tre muajsh protestash dhe qëndrese qytetare dhe shënon vijimin e saj në formën e mosbindjes civile paqësore.
Aktivistët kanë deklaruar se synojnë ta shtrijnë këtë formë proteste edhe pranë institucioneve të tjera, duke kërkuar vijimin e presionit qytetar për realizimin e kërkesave të tyre politike.














