• Kontakt
Monday, September 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Akullnaja apo digat e hidrocentraleve, çfarë e shkaktoi katastrofën me 4 mijë të zhdukur në Nepal?!

16:34 : 01/09/2026
në BOTA

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal ditën e martë kaloi në 1,000, ndërsa ekipet e shpëtimit përdorën makineri të rënda, helikopterë dhe ekskavatorë për të arritur te mijëra të zhdukur, gati një javë pasi katastrofa e Himalajeve la një gjurmë të thellë shkatërrimi nëpër qytete dhe lugina.

Ekipet e specializuara të shpëtimit nga Kina, India dhe Nepali ndërtuan ura të përkohshme për të arritur në zona të largëta dhe gërmuan nëpër rrënojat e projekteve të hidrocentraleve në Himalaje, duke përdorur ekskavatorë për të shpëtuar afër 300 punëtorë të bllokuar brenda tuneleve.

Rënia e një akullnaje më 26 gusht solli një përmbytje që mori përpara shkëmbinj dhe baltë, e cila më pas përshkoi rajonin kufitar të vendit të varfër me Kinën.

Të paktën 639 njerëz mbeten të bllokuar në disa hidrocentrale të shkatërruara që janë bërë fokusi i përpjekjeve të shpëtimit, tha të martën autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve të konfirmuar u rrit në 1 003, me rreth 4 000 persona ende të zhdukur, përfshirë 590 shtetas të huaj nga 39 vende.

Lexo edhe:

Nepal/ Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet, mbi 5 mijë persona ende të zhdukur

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë

‘Mijëra qytetarë kanë humbur shtëpitë, familjet, të dashurit dhe pronën e tyre’,- tha kryeministri Balendra Shah në një postim në rrjetet sociale natën vonë të hënën.

Mbi 11 000 persona janë shpëtuar në të gjithë rajonin e prekur, ku linjat e energjisë dhe komunikimit janë rivendosur në disa zona,- tha ai, duke premtuar mbështetje për ata që ishin zhvendosur.

Më shumë se 9 200 forca personeli u vendosën në zonat e prekura, duke koordinuar kërkimin dhe shpëtimin e të plagosurve, duke ndihmuar po kështu në menaxhimin e trupave, duke hapur rrugë të bllokuara dhe duke kryer trajtim emergjent,- tha ushtria.

‘Nuk patëm kohë të merrnim asgjë para se të iknim’,- tha një e mbijetuar nga distrikti i goditur rëndë Rasuwa, e cila tha se kishte ecur në Nuwakot me dhjetëra fshatarë të tjerë që mbijetuan.

‘Ajo që kishim veshur është e vetmja palë rroba që kemi. Dhe madje edhe ato janë të lagura nga shiu.’

Ekipet e shpëtimit kishin arritur të rivendosnin rrjetet rrugore në Nuwakot, një nga rrethet më të prekura, duke lehtësuar operacionet e shpëtimit dhe shpërndarjen e materialeve të ndihmës, tha Shah.

Vjen ndihma e huaj

Në Kinë, ekipet e shpëtimit punuan gjatë gjithë natës për të rihapur aksesin në kufirin nepalez, në një grykë të pjerrët malore me shkëmbinj të paqëndrueshëm në njërën anë dhe kanale lumenjsh me rrjedhje të shpejtë në anën tjetër.

Pekini do të dërgojë ekspertë të testimit të ADN-së në zonat e goditura nga fatkeqësitë, si dhe një grup të dytë furnizimesh me ndihmë,- tha ministria e saj e jashtme, duke shtuar se pajisjet do të përfshijnë dronë dhe pastrim uji.

Korea e Jugut, nëntë shtetas të së cilës po punonin në një projekt hidroenergjie dhe janë të zhdukur,- tha gjithashtu se do të dërgojë një ekip ndihme emergjente prej 44 anëtarësh për të mbështetur operacionet e kërkim-shpëtimit në rajonin Rasuwa.

Nepali javën e kaluar hodhi poshtë përfshirjen e huaj në kërkim-shpëtimin e përgjithshëm, por tha se kishte nevojë për shërbime të specializuara dhe mbështetje të avancuar teknologjike në fusha të tilla si makinat e zbulimit të jetëve njerëzore, frigoriferët e mëdhenj dhe urat e parafabrikuara.

Ndihma me vlerë më shumë se 42 milionë dollarë janë derdhur në vend pas katastrofës,- tha Shah,- dhe qeveria priste që kontributet të rriteshin.

Përpjekjet e shpëtimit përqendrohen në hidrocentrale

Shah tha se: ‘279 punëtorë ishin shpëtuar në projektet e hidrocentraleve, me ekipe të përbashkëta nga Nepali, India dhe Kina që punonin në operacionet e kërkim-shpëtimit’.

Ekipet e shpëtimit kulluan ujin nga kokat e tuneleve dhe përdorën thyerës shkëmbinjsh për të bërë shtigje hyrjeje në tunele,- tha ushtria e Nepalit,- ndërsa trupat u përpoqën të arrinin tek ata që besohet se janë ende të bllokuar brenda.

‘Vëzhgimi ynë i parë i shpëtimit në Hidrocentralin Trishuli tregon se nuk është e mundur të hysh me burime njerëzore në tunel,’- tha për Reuters nga fshati Haku në distriktin Rasuwa.

‘Na duhen makineri si buldozerë dhe ekskavatorë. Tani kemi dy të tillë këtu. Njëri nuk funksionon dhe tjetri po riparohet. Mund të ketë rreth 500 njerëz të bllokuar brenda’,- tha ai.

Që nga fillimi i shekullit, ka pasur një bum në projektet e hidrocentraleve në Nepal, ndërsa vendi malor kërkoi të përfitonte nga burimet e tij ujore të Himalajeve për të adresuar mungesat kronike të energjisë elektrike në vend dhe për të shfrytëzuar perspektivat për shitjen e energjisë elektrike te fqinji jugor, India.

Kryeministri Shah tha se katastrofa sinjalizoi rreziqet në rritje me të cilat përballet rajoni i Himalajeve nga një planet që po ngrohet.

‘Ka ardhur koha që ne të ngremë me forcë para bashkësisë ndërkombëtare katastrofat që po përjetojmë si pasojë e ndryshimeve klimatike’,- tha Shah në postimin e tij.

Përmbytja e javës së kaluar u ‘shkaktua nga paqëndrueshmëria e akullnajave nën efektet afatgjata të ngrohjes globale’,- tha transmetuesi shtetëror i Kinës të hënën./REUTERS/

Etiketa: nepalpermbytjeviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Nepal/ Rritet numri i të vdekurve nga përmbytjet, mbi 5 mijë persona ende të zhdukur

13:25 : 04/09/2026
AKTUALITET

6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë

10:08 : 04/09/2026
BOTA

Stuhi të forta godasin Toronton, dëme të mëdha në infrastrukturë

19:29 : 03/09/2026
BOTA

Zyrtarja e OKB-së ngre alarmin: Himalajet përballen me rrezikun e përmbytjeve akullnajore

18:03 : 01/09/2026
BOTA

Spanja regjistron mbi 5 mijë viktima nga temperaturat e larta gjatë vitit 2026

16:00 : 31/08/2026
BOTA

Rrezik nga një tjetër përmbytje? Krijohet liqen i ri pas rrëshqitjeve në kufirin Nepal-Tibet

15:36 : 31/08/2026
Para

Situatë kritike me zjarret në Ulëz, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

TË GJITHA

Horoskopi i 7 shtatorit/ Çfarë kanë rezervuar yjet për dashurinë dhe financat e çdo shenje

23:03 : 06/09/2026

Plas sherri tek ish-Parku në Tiranë, 26-vjeçari plagoset me mjet prerës

23:01 : 06/09/2026

Zhavorri merret në mes të ditës, gazetari denoncon shfrytëzimin e lumit Shkumbin

22:48 : 06/09/2026

U nis për në Tiranë dhe nuk u kthye më, familjarët në kërkim të 80-vjeçarit nga Ferizaj

22:29 : 06/09/2026

20 vatra zjarri gjatë ditës, zonat problematike në vend

22:06 : 06/09/2026

Del jashtë kontrollin situata në Malin e Tërbunit, flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi

21:52 : 06/09/2026

Protesta e 99-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:29 : 06/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioşile escortiptvonwinanında indexCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinograndpashabetgrandpashabetligobethuhubetonwinjojobetJojobetcasibomjojobet girişjojobetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetgrandpashabet