Pas përfundimit të protestës së 94-të dhe nisjes së marshimit të protestuesve në drejtim të Komisariatit nr. 3, kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e Kryeministrisë.
Rama është larguar nga godina nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në zonën përreth vijonte prania e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit.
Dalja e kryeministrit nga institucioni ka ndodhur pak pasi protestuesit u larguan nga sheshi përpara Kryeministrisë dhe nisën marshimin, me destinacion Komisariatin nr. 3, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës.














