Një mjet lundrues është përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, ndërsa katër turistë gjermanë ndodheshin në bord.
Sipas raportimeve, mjeti lundrues ka marrë flakë në pjesën e brendshme të tij në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar panik te turistët.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, janë nisur drejt vendngjarjes dhe katër shtetasit gjermanë janë evakuuar dhe transportuar drejt bregut.
Turistët nuk kanë pësuar dëmtime fizike dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.














