Ishte një nga momentet më prekëse të protestës së zhvilluar sot në Vau të Dejës, tre ditë pas tragjedisë ku Sokol Preka, 40 vjeç dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.
Mes dhimbjes së familjarëve dhe miqve të dy viktimave, lotët u panë edhe në sytë e qytetarëve të pranishëm, ndërsa emocionet prekën edhe efektivët e policisë që ndodheshin në krye të detyrës për mbarëvajtjen e protestës.
Sot Vau i Dejës nuk protestoi vetëm. Një komunitet i tërë doli përpara qendrës shëndetësore për të kërkuar përgjigje dhe për të ngritur zërin për shërbimin shëndetësor në qytet.
Dy jetë të humbura, dy familje të thyera dhe një dhimbje që nuk mund të matet me fjalë.
Protesta e sotme ishte më shumë se një kërkesë për përgjegjësi. Ishte një apel që një tjetër tragjedi të mos përsëritet më.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/