Pamje të rënda janë publikuar në rrejtët sociale, pas vdekjes tragjike të 37-vjeçares shtatzënë në Pogradec.
Në pamje, qytetarët denoncojnë gjendjen e rënduar të maternitetit të Pogradecit, ku ata presin të marrin shërbimet mjekësore. Në pamje shihet se pllakat e dyshemesë së spitalit janë të dëmtuara, teksa hapësira poshtë shkallëve, shumë pranë vendit ku presin pacientët, përdoret si magazinë ku mbahen mbeturina.
Po ashtu, suvaja e jashtme e godinës është e dëmtuar dhe në ambientet e spitalit vihet re prani e madhe e lagështirës.
Këto pamje janë publikur pasa rastit të rëndë, ku një 37-vjeçare shtatzënë humbi jetën teksa po transportohej drejt Tiranës. Familjarët akuzojnë stafin e maternitetit të Pogradecit për neglizhencë, duke treguar se nuk i bënë asnjë kontroll, por thjesht i vendosën serum. 37-vjeçarja u nis me autoambulancë për ndihmë të specializuar në Tiranë, por gjendja e saj u përkeqësua edhe më tej gjatë rrugës, duke bërë që të dërgohej në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku mjekët konstatuan se kishte humbur jetën.
Policia tashmë ka nisur hetimin ndaj Blerta Delija, Saimir Çela dhe Anri Topi, të cilët kryen kontrollet e para të të resë, në spitalin e Pogradecit. ata akuzohen për “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/