Nga dita e sotme, hyjnë në fuqi rregullat e reja për zhvillimi ne seancave gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Rregullorja e re, e cila është kritikuar gjerësisht, parashikon një kufizim të aksesit të mediave në këto seanca. Kështu, me rregullat e reja, seancat mbeten të hapura, deri në plotësimin e kapacitetit të sallës. Ndërkohë, kur seancat janë të mbyllura, publiku dhe mediat duhet të dalin jashtë sallës.
Një tjetër rregull që ka ngjallur polemika është ai për akreditimin e gazetarëve. Nëse deri më tani, dyert e gjykatave ishin të hapura, tashmë gazetarët do mund të ndjekin seancat vetëm nëse kanë një akreditim të vlefshëm për një periudhë 1-vjeçare. Gazetarët e paakredituar do të mund të ndjekin seancat, vetëm nëse kapaciteti i sallës nuk është plotësuar dhe nëse kanë paraqitur një kërkesë për të ndjekur seancën, dhe kjo është aprovuar.
Sa i përket kërkesës për të ndjekur seancën, të gjithë gazetarët duhet të paraqesin një të tillë, jo më pak se 24 orë para zhvillimit të seancës. Sipas rregullores, kjo kërkesë jo gjithmonë mund të aprovohet.
Një tjetër rregull që cënon punën e gazetarëve brenda seancave, është kufizimi i përdorimit të telefonit apo kamerave. Në rregullore kërkohet që mediat të paraqesin kërkesë për filmimin e seancës 24 orë para zhvillimit të saj dhe vetëm nëse kjo kërkesë aprovohet, atëherë ata do mund të regjistrojnë zhvillimin e seancës. Ndërkohë, gazetarëve nuk do u lejohet filmimi me telefonat apo kamerat e tyre personale.
“Media paraqet kërkesë të paktën 24 orë përpara orës së caktuar për fillimin e seancës gjyqësore dhe veprimtaria realizohet vetëm pas autorizimit paraprak të trupit gjykues, sipas kushteve të përcaktuara prej tij. Ekipet filmike dhe pajisjet e regjistrimit hyjnë në sallë vetëm pas marrjes së autorizimit. Pajisjet e medias nuk duhet të pengojnë zhvillimin e seancës, qarkullimin e personave, masat e sigurisë ose komunikimin ndërmjet subjekteve procedurale”– thuhet në rregullore.
Këto rregulla kanë ngjallur reagime të forta nga gazetarët, pasi ata shprehen se po kufizohet dhe vështirësohet aksesi i tyre në seancat e GJKKO-së, duke përfshirë procedura burokratike.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/