Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes, ku dy vëllezërit janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka goditur me sëpatë vëllanë e tij, duke e plagosur në shpatull.
Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga banesa, por është kapur vetëm pak minuta më vonë nga forcat e Komisariatit të Policisë së Korçës. Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe motivet që çuan në përplasjen mes dy vëllezërve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/