×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qetësia mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vite: Nisin përplasjet në Detin Egje

Turqia shpall dy zona të mbrojtura në një rajon të kontestuar detar, duke shkaktuar reagim të ashpër në Athinë. A po hyn mosmarrëveshja e vjetër në Egje në një fazë të re tensioni?

Periudha e qetësisë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë nuk zgjati as tre vjet. Pas tërmetit shkatërrues në Turqi në shkurt të vitit 2023 dhe mbështetjes së madhe që Greqia ofroi menjëherë më pas, të dy vendet fqinje u afruan me njëri-tjetrin. Në dhjetor 2023, ato nënshkruan Deklaratën e Athinës për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësi të mirë. Kjo deklaratë pati një ndikim pozitiv për të dy popujt, por duket se tani ky efekt është zbehur.

Gjatë kësaj periudhe të gjatë qetësie në marrëdhëniet greko-turke, të dyja qeveritë nuk ndërmorën hapat e nevojshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, kryesisht ato që lidhen me përcaktimin e kufijve detarë. Ndoshta për këtë arsye, edhe një masë që teorikisht synon mbrojtjen e mjedisit mund të kthehet sërish në burim tensionesh në marrëdhëniet dypalëshe.

Shkaku i këtyre tensioneve të reja: Shpallja nga Turqia, më 15 gusht, e dy zonave të mbrojtura detare, të ashtuquajtura edhe parqe detare, në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor. Ajo në verilindje të Egjeut përfshin një zonë të mbrojtur në ujërat midis ishujve grekë Limnos dhe Samothraki. Zona e mbrojtur detare jugore ndodhet në lindje të Rodosit dhe rrethon ishullin grek Kastelorizo.

Greqia dhe Turqia prej dekadash janë në mosmarrëveshje lidhur me përcaktimin e kufijve të tyre detarë në Detin Egje, si dhe me të drejtat ekonomike që lidhen me këta kufij dhe pretendimet mbi burimet natyrore, si nafta. Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi menjëherë ndaj njoftimit, duke e cilësuar krijimin e këtyre zonave të mbrojtura detare si “të paligjshëm”. Në deklaratën e saj thuhet se shpallja e rezervateve detare nga Turqia në zona që ndodhen jashtë ujërave territoriale turke nuk ka asnjë efekt juridik.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi gjatë mbledhjes së kabinetit më 24 gusht se dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Megjithatë, ai nënvizoi se “zonat që janë nën sovranitetin grek përcaktohen nga e drejta ndërkombëtare”. Ai shtoi se Greqia është “gjithmonë e gatshme t’i mbrojë ato”.

Garë për mbrojtjen e deteve?

Pak më shumë se një vit më parë, Greqia kishte njoftuar krijimin e dy zonave të mbrojtura detare në Ishujt Jonianë dhe në Cikladet jugore, por brenda ujërave të saj territoriale. Në atë kohë, Turqia deklaroi se “masat e njëanshme duhet të shmangen në dete të mbyllura ose gjysmë të mbyllura si Deti Egje dhe Mesdheu.” Megjithatë, tani Turqia shpalli vetë zona të mbrojtura detare pa konsultime paraprake. Të ashtuquajturat parqe detare janë zona të mëdha të mbrojtura në det, të krijuara për të ruajtur ekosistemet detare të ndjeshme. Duket në plan të parë, se për të dy vendet, shpallja e këtyre zonave ka të bëjë vetëm në një masë të kufizuar me mbrojtjen e natyrës.

Nëse do të ishin vërtet të shqetësuara për faunën detare në Mesdheun ekologjikisht të ndjeshëm, Greqia dhe Turqia me siguri do të kishin gjetur një mënyrë për të vepruar së bashku për mbrojtjen e saj. Në vend të kësaj, shpallja e parqeve detare duket të jetë një taktikë e re për të demonstruar dominim në këtë hapësirë detare të kontestuar, kapitulli më i fundit i mosmarrëveshjes që vazhdon prej dekadash në Detin Egje.

Doktrina e “Mavi Vatan” (Atdheu Blu)

Greqia është e bindur se Turqia i sheh zonat e mbrojtura detare si një mjet për të vënë në pikëpyetje të drejtat sovrane të ishujve grekë. Athina druhet se shpallja e dy zonave të reja është pjesë e doktrinës revizioniste turke “Mavi Vatan”, që do të thotë “Atdheu Blu”.

Përmes kësaj doktrine, Turqia ngre pretendime mbi zonat ekskluzive ekonomike (ZEE) të Greqisë dhe Qipros, pra hapësira detare ku një shtet bregdetar gëzon të drejta të veçanta, për shembull për peshkimin ose shfrytëzimin e burimeve natyrore. Krahas kësaj, Ankaraja vë në diskutim edhe sovranitetin mbi një numër të madh ishujsh dhe ishuj të vegjël grekë. Deri më tani, kjo doktrinë ka qenë kryesisht me karakter teorik dhe strategjik. Ajo po avancon përmes nismave ligjore në parlamentin turk. Me këtë, Turqia synon të formalizojë pretendimet e saj për një kontroll më të madh mbi pjesë të Detit Egje dhe të Mesdheut Lindor.,

Kërcënimi i përhershëm

Vetë Greqia është e kënaqur me status quo-në në Detin Egje, por ndihet e kërcënuar nga Turqia, e cila është e pakënaqur me gjendjen aktuale dhe disponon një forcë ushtarake dukshëm më të madhe.

Për këtë arsye, Greqia po investon ndjeshëm në avionë luftarakë, fregata, nëndetëse dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Pasi për disa vite kishte shpenzuar dukshëm më pak për importin e armëve, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Greqia u rendit në vendin e 19-të në botë ndër importuesit më të mëdhenj të armëve të rënda gjatë periudhës 2021-2025.

Edhe kur Athina krijon aleanca të reja ose forcon ato ekzistuese, faktori Turqi luan gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kështu, në vitin 2021, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës greke, qeveria greke dërgoi raketa kundërajrore Patriot në Arabinë Saudite për të mbrojtur rafineritë saudite nga sulmet e rebelëve Huthi. Kjo ndodhi në një periudhë kur Arabia Saudite dhe Turqia ishin në konflikt politik. Gjatë një vizite shtetërore tek princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman, kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu referua shprehimisht rolit të Turqisë, duke e cilësuar atë si “destabilizues dhe kundërproduktiv”.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Riadit janë përmirësuar. Më 7 gusht 2026, Turqia nënshkroi së bashku me Arabinë Saudite dhe Pakistanin Paktin e Mbrojtjes së Mekës, një marrëveshje e rëndësishme për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Duke pasur parasysh Turqinë, Greqia ka zhvilluar edhe një bashkëpunim strategjik me Izraelin. Megjithë kritikat e forta brenda Greqisë për shkak të situatës katastrofike humanitare në Rripin e Gazës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Në Ministrinë greke të Mbrojtjes shihet me admirim teknologjia ushtarake izraelite dhe po planifikohet krijimi i një sistemi mbrojtës mbi Detin Egje, sipas modelit të “Iron Dome” (Kupolës së Hekurt) izraelite.

Ky projekt, i quajtur me pompozitet “Mburoja e Akilit”, synon të mbrojë vendin nga çdo lloj kërcënimi të mundshëm, përfshirë edhe ato që vijnë nga fqinjët. Sipas planeve, sistemi pritet të jetë plotësisht funksional duke filluar nga viti 2029.

Deri tani, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vazhdon të përdorë një ton pajtues ndaj Turqisë. Megjithatë, më së voni në pranverën e vitit 2027, në Greqi do të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare. Sa më shumë që afrohen zgjedhjet, aq më i madh mund të bëhet tundimi për Mitsotakisin që të paraqitet si një patriot i vendosur dhe të ashpërsojë ndjeshëm retorikën ndaj Turqisë./DW 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën...

Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën e Shën Stefanit një pankartë të madhe blu, të vendosur nga famullitari, me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, nxori menjëherë telefonin dhe regjistroi një video: “Shikoni çfarë ndodh në qytetin tim, është e pabesueshme! Një thirrje për të votuar AfD-në në fasadën e kishës!” Ngjyra […]

Lexo më shumë

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lu...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lumtur me fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë. Trump ndau një grafik në platformën e tij në “Truth Social”, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment. Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, […]

Lexo më shumë

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD)...

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit, AfD ka fituar 44,5 % të votave duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca […]

Lexo më shumë

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Publikuar më 06.09.2026
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të re...

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan. Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë bani...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin Delhi. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të […]

Lexo më shumë

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Publikuar më 06.09.2026
Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presid...

Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, Biden  ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. […]

Lexo më shumë

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...

Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike. Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model  flokësh më të errët, për […]

Lexo më shumë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Publikuar më 06.09.2026
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje m...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig. Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së. “Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda