Një aksident automobilistik është shënuar këtë pasdite në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.
Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit, Indrit Shyti, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Tre të dëmtuarit janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Drejtuesi i automjetit raportohet se ka pësuar dëmtime më të rënda dhe sipas informacioneve paraprake, ndodhet në sallën e operacionit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe sistemimin e automjeteve, pasi aksidenti ka shkaktuar krijimin e një kolone në këtë aks rrugor.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/