×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Efekti i çmimeve të larta: Shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri, kjo lidhje duket shumë më e dobët.

Mungesa e alternativave të zhvilluara të transportit publik, sidomos jashtë Tiranës dhe për lëvizjet ndërqytetëse, teksa Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa trena, e bën përdorimin e automjetit një nevojë që vështirë se mund të reduktohet edhe kur çmimi i naftës rritet fort. Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 e tregojnë këtë qartë. Në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë.

Rënia e lehtë e importeve erdhi kryesisht nga prilli dhe maji, kur sasitë e futura në vend ishin përkatësisht 14.3% dhe 7.3% më të ulëta se një vit më parë. Në mars, importet u rritën me 2.8%, ndërsa tendenca ndryshoi ndjeshëm në verë. Në qershor ato u shtuan me 4.6% dhe në korrik me 6.9%, të ndikuara edhe nga rritja sezonale e lëvizjeve dhe fluksi turistik. Por, ndërsa konsumi në sasi ndryshoi pak, fatura që paguan shqiptarët ishte shumë më e lartë.

“Monitor” ka përllogaritur se, duke supozuar që karburantet e importuara kanë kaluar për konsum në tregun vendas, për sasitë e importuara nga marsi deri në korrik janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë, bazuar në çmimin mesatar mujor të naftës në tregun vendas. Për të njëjtën sasi karburanti, nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin mesatar të vitit të kaluar prej rreth 175 lekësh për litër, fatura do të ishte rreth 63.7 miliardë lekë (shiko grafikun).

Diferenca arrin në rreth 7.6 miliardë lekë, ose afërsisht 80 milionë euro më shumë, të paguara vetëm si pasojë e çmimit më të lartë të karburantit. Efekti ishte më i fortë në muajt kur çmimi mesatar i naftës qëndroi në nivele të larta. Në mars, çmimi mesatar ishte 198.4 lekë për litër, në prill u rrit në 209.5 lekë, ndërsa në maj ishte 197.5 lekë. Qershori solli një lehtësim të përkohshëm, me mesataren që ra në 182.4 lekë, por në korrik çmimi u rrit sërish në 195.6 lekë për litër.

Vetëm në korrik, rreth 75.8 mijë tonë karburante të importuara korrespondojnë me rreth 90.2 milionë litra (1 ton llogaritet në rreth 1190 litra). Me çmimin mesatar prej 195.6 lekësh për litër, fatura llogaritet në rreth 17.6 miliardë lekë, kundrejt 15.8 miliardë lekëve që do të kushtonte e njëjta sasi me çmimin 175 lekë për litër.

Në prill, kur çmimi mesatar arriti nivelin më të lartë të periudhës, prej 209.5 lekësh për litër, importet ranë ndjeshëm. Megjithatë, tkurrja e konsumit nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar shtrenjtimin. Për rreth 61.9 milionë litra të përllogaritura, fatura ishte rreth 13 miliardë lekë, mbi 2.1 miliardë lekë më shumë se me çmimin mesatar të vitit të kaluar.

Nafta më e shtrenjtë në rajon, asnjë masë lehtësuese

Shqipëria ka naftën 30% më të shtrenjtë se rajoni, për shkak të ngarkesës fiskale. Pavarësisht ngarkesës më të lartë fiskale, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka përdorur një paketë më të kufizuar lehtësuese për të amortizuar shtrenjtimin e karburanteve.

Në disa vende fqinje u ndërhy drejtpërdrejt me ulje të akcizave, TVSH-së ose kufizim të marzheve të tregtimit. Kosova vendosi kufij maksimalë për marzhet e tregtimit të karburanteve, ndërsa Maqedonia e Veriut ndërhyri me uljen e TVSH-së dhe të akcizave. Serbia uli akcizën e naftës, ndërsa Mali i Zi ndërhyri po ashtu përmes uljes së akcizave.

Në Shqipëri, përveç ndërhyrjes përmes Bordit të Transparencës, u aplikua për një periudhë shumë të shkurtër edhe ulja me 20% e akcizës, pasi çmimi i naftës kaloi nivelin 220 lekë për litër. Masa u përdor vetëm në fillim të prillit, kur nafta arriti në 224 lekë për litër, ndërsa më pas çmimet u mbajtën nën pragun që aktivizonte uljen.

Struktura e lartë e taksave vijon ndërkohë të mbajë një pjesë të konsiderueshme të çmimit final të karburantit. Akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja përbëjnë së bashku mbi 100 lekë për litër në çmimin e naftës, duke kufizuar hapësirën që rënia e çmimeve ndërkombëtare të transmetohet plotësisht te konsumatori. Më e fituara nga kjo situatë deri tani ka dalë qeveria, që ka arkëtuar më shumë TVSH si rrjedhojë e çmimeve më të shtrenjta, ndërsa ka shpenzuar vetëm 37 milionë lekë, kur çmimi ka qenë disa ditë mbi 220 lekë në prill, nivel mbi të cilin aktivizohet ulja me 20% e akcizës./ Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda