19-vjeçari Indrit Shyti ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u plagos rëndë në një aksident në bypass-in Mbrostar–Levan.
Aksidenti ndodhi pasditen e 31 gushtit, pranë Spitalit Memorial të Fierit. Shyti ishte duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen”, kur rreth orës 16:50 dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor.
Përplasja ishte e fortë dhe si pasojë mbetën të plagosur 19-vjeçari dhe dy pasagjerët që udhëtonin në të njëjtin automjet. Tre të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa Shyti, për shkak të gjendjes së rëndë, u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, i riu ndërroi jetë ditën e sotme, duke e çuar në një numrin e viktimave të aksidentit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e daljes së automjetit nga rruga.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/