Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij kampionin Nelson Hysa, i cili ka mbrojtur titullin “WBO” vetëm pak ditë më parë.
Hysa, i cili ka regjistruar fitoren numër 25 në karrierë, ka shkuar në zyrën e kryeministrit me dorezat e boksit që përdori në përballjen me rivalin norvegjez Thomas Narmo, teksa tregon se ndeshja ishte e vështirë.
Gjatë bisedës, Kryeministri Rama e përgëzoi kampionin Hysa për suksesin dhe mbrojtjen e titullit, duke vlerësuar rezultatet e tij në arenën ndërkombëtare. Ndërsa boksieri theksoi se aktualisht është i vetmi boksier shqiptar i renditur në katër federatat kryesore ndërkombëtare të boksit. Më pas, ai i jep Ramës një nga dorezat e të dy pozojnë për një foto. Rama shprehet se të dy janë me hundën e thyer, Hysa nga boksi, e Rama nga dhuna në vitin 1997.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/