Aktivistja Xheni Karaj ka reaguar pas sulmeve të konspiracionistit Alfred Cako ndaj saj, në ditët e fundit. Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fjalim të Cakos kundër saj dhe personaliteteve të tjera, Karaj ironizon duke thënë se ka filluar të mendojë që ai është i dashuruar me të.
“Të tjerë duam e të tjerë na duan”-, e nis shkrimin e saj aktivistja, duke shtuar: “As në fantazitë e mia më të shfrenuara nuk do ta kisha imagjinuar që një ditë do të bëhesha obsesioni i një konspiracionisti.”
Më tej ajo thotë se Cako e përmend në çdo fjalim dhe e bën fajtore të gjithçkaje që ndodh në vendin tonë.
“Më përmend në çdo fjalim. Më gjen pas çdo komploti. Më atribuon fuqi që, sinqerisht, do të doja shumë t’i kisha. Në fillim mendova: më urren. Pastaj mendova, është thjesht paranojë. Tani po mendoj… mos vallë është dashuri?”- shkruan Xheni Karaj.
Kujtojmë se më herët, Alfred Cako bëri thirrje për një protestë paralele me atë të “Flamingove”, pasi sipas tij, qytetarët që protestojnë para kryeministrisë, janë anëtarë të komunitetit “LGBTQ”, e po ashtu të lidhur me George Sorros. Ai fliste edhe për një plan të fshehtë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe vendosjen në vend të tij të Xheni Karaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/