Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Kinë, ku një djalë 18-vjeçar ka humbur përkohësisht dëgjimin, si pasojë e këngës së gjinkallës.
Sipas mediave të huaja, djali, i identifikuar me mbiemrin Yang, jeton në Ningbo, provinca Zhejiang, dhe shkoi për kamping në një pyll në fillim të korrikut. Rreth mesditës, ai dëgjoi një zhurmë të fortë gjinkallash në pyjet e dendura. Pa asnjë pajisje izoluese nga zhurma, Yang qëndroi në këtë mjedis të zhurmshëm për katër orë.
Në mbrëmje, ai ndjeu një ndjesi bllokimi në veshë, të cilët i ishin fryrë. Ai mezi dëgjonte tinguj të lartë, si këndimin e zogjve ose alarmet nga telefoni i tij celular. Yang u diagnostikua më vonë me dëmtim të përkohshëm të dëgjimit për shkak të ekspozimit ndaj zhurmës. Dëgjimi i tij u kthye në normalitet pasi mori trajtim mjekësor dhe u izolua nga zhurma për 14 ditë.
Li Ji, një mjeke në departamentin e otorinolaringologjisë të Spitalit Nr. 1 të Filialit të Universitetit Ningbo, tregoi se ata vizitojnë shumë pacientë çdo verë të prekur nga zhurma e gjinkallave.
“Shumë njerëz gabimisht besojnë se tingujt natyrorë janë të padëmshëm për veshët e tyre”, deklaroi Li në një intervistë.
Ai shpjegoi se një gjinkallë e vetme prodhon një tingull të matur në 70 decibel, i cili nuk është i dëmshëm për veshët e njeriut, një kor gjinkallash mund të kalojë 85 decibel, pragu ku fillon dëmtimi i dëgjimit i shkaktuar nga zhurma.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/