Autoritetet spanjolle kanë ngritur alarmin në lidhje me situatën në Ceuta, vetëm një muaj pasi 70 mijë emigrantë mbërritën nga Maroku në brigjet e qytetit bregdetar.
Edhe pse pjesa më e madhe e emigrantëve janë kthyer drejt Marokut, shumë prej tyre vijojnë të mbeten në Ceuta, me shifrat që përllogariten rreth 3500 deri në 7000 persona. Në këto kushte, raportohet se niveli i kriminalitetit në vend është rritur ndjeshëm, duke përfshirë sulme ndaj ushtrisë dhe dhjetëra sulme seksuale.
“Më të mirët janë larguar, në Ceuta kanë mbetur vetëm ata më të këqinjtë. Pak nga pak parët që kishin marrë me vete në Marok po u mbarojnë dhe nevoja për të mbushur xhepat po bëhet urgjente. Kjo do i shtyjë të bëjnë gjithçka për të fituar para. Është thjesht çështje kohe para se të ndodhë ndonjë tragjedi”– ka thënë një ekspert.
Prokurorja e Ceutës, Sivia Rojas ka thënë se në qytet janë rritur raste e krimeve seksuale, duke përfshirë raste me të mitur.
“Është një situatë vërtet shqetësuese. Mbi të gjitha, ka shqetësim për viktimat. Për më tepër, ne gjithashtu e kuptojmë se ky është një krim që gjeneron alarm të konsiderueshëm publik”, tha ajo, duke folur për El Pais.
Ministria konfirmoi 21 sulme seksuale muajin e fundit, pesë prej të cilave përfshinin penetrim dhe nëntë prej të cilave u kryen kundër të miturve. Vjedhjet janë rritur gjithashtu, me dy marokenë që ndodhen aktualisht në burg pasi vodhën para dhe dokumente nga shtëpia e një fqinji.
Salvador Ortega, një banor vendas i Ceutanit, i tha Daily Mail se gjërat janë “përkeqësuar ndjeshëm” muajin e kaluar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/