Banorët e Vaut të Dejës janë ngritur në protestë ditën e sotme, pas rastit tragjik, ku humbën jetën David Deda dhe Sokol Preka, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike në fshatin Karmë. E pranishme ka qenë dhe motra e Prekës, e cila shprehu shqetësim për situatën spitalore dhe kërkoi drejtësi.
“Vdiqën dy djem. Vëllai im Sokoli dhe Davidi ishin si dy vëllezër. Ata dolën të pinë kafe dhe u kthyen të vdekur. Unë sot kam dalë në përkrahje të këtyre banorëve, çohemi në protestë sepse spitali i Vaut të Dejës nuk ekziston. Nuk kemi patur asnjë ndihmë, nuk ka ardhur as ambulanca asgjë për t’i marrë. Nuk kanë sjellë as helikopter asgjë. Kërkoj drejtësi për vëllain tim. Kërkoj që qendrat shëndetësore të funksionojnë për të gjithë. Sot ikën ata të dy. Duhet të çohen në këmbë të gjithë që të ekzistojnë qendrat shëndetësore dhe ambulancat për të gjithë. Ky është halli më i madh. Qendra shëndetësore e Vaut të Dejës të ngrihet edhe një herë në këmbë dhe të funksionojë me shërbimet.”- tha ajo.
Qytetarët shprehen të shqetësuar për situatën e shërbimeve shëndetësore në zonë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa për përmirësimin e tyre.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/