Duket se mes Italisë dhe Spanjës ka nisur një konflikt i vërtetë, pas vendimit të kryeministres Giorgia Meloni për pezullimin e marrëveshjes së “Schengen”-it.
Tashmë Meloni ka vendosur ta zgjasë dhe 15 ditë të tjera pezullimin, për shkak të krizës së emigrantëve me të cilën Spanja po përballet pasi mijëra marokenë zbarkuan në brigjet e Ceutës disa javë më parë. Tashmë duket se Madridi ka vendosur të hyjë në veprim, duke paralajmëruar se do të vendosë gjithashtu një pezullim për marrëveshjen “Schengen” për qytetarët e Italisë që duan të udhëtojnë drejt Spanjës.
Shumë emigrantë që mbërritën në Ceuta janë kthyer mbrapsht pasi nuk arritën të siguronin azil në Spanjë, por një pjesë e tyre kanë qëndruar aty, me shpresën se mund të udhëtojnë në një tjetër vend të Bashkimit Europian, për të fituar leje qëndrimi.
Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbajtur një qëndrim tepër të ashpër ndaj Spanjës, duke ngritur akuza se e kanë lejuar vetë krizën e emigrantëve të mbërrinte në këtë gjendje. Këto akuza janë hedhur poshtë nga qeveria spanjolle, me në krye kryeministrin Pedro Sanchez. Ky i fundit njohët për një qëndrim të butë ndaj emigrantëve, veçanërisht atyre nga Lindja e Mesme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/