Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e linjës së tensionit të lartë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, teksa i riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe po merrej me rregullimin e depozitës së ujit mbi banesë.
Pas kontaktit me linjën elektrike, 27-vjeçari u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, rreth orës 20:00. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë rreth orës 21:00.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/