×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“E urrej FBI”, 75 postime në X, fjalët e fundit të ish-partneres së McGonigal, babai i saj: Nuk do e vriste kurrë veten…  

Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga vdekja e Allison Guerriero, ish-partnerja e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj në Florida, në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

52-vjeçarja, e cila kishte denoncuar më herët aktivitetet e McGonigal dhe kishte folur publikisht për çështjen që tronditi FBI-në, kishte qenë jashtëzakonisht aktive në rrjetin social X vetëm disa orë para vdekjes së saj.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Guerriero kishte publikuar rreth 75 postime në X, ku rikthehej te kritikat e saj të ashpra ndaj FBI-së dhe zyrtarëve të saj.

Në një prej postimeve të fundit ajo shkruante: “E urrej FBI-në”.

Në një video të publikuar po atë ditë, Guerriero shfaqej duke ecur në rrugët e Boynton Beach, në Florida, dhe kërkonte që vëmendja të mos përqendrohej vetëm te McGonigal, por edhe te zyrtarë të tjerë federalë.

“Problemi me Charles McGonigal është se ju e dini emrin e tij, por nuk e dinit më parë. Ju njihni Jim Comey-n, njihni Chris Wray-n… Pse nuk filloni të kërkoni emrat që nuk i dini?”, deklaronte ajo.

Guerriero kishte qenë prej vitesh në një betejë publike me ish-zyrtarin e FBI-së. Marrëdhënia e tyre 18-mujore dhe informacionet që ajo u dha autoriteteve amerikane u bënë pjesë e historisë që çoi në ekspozimin e aktiviteteve të McGonigal, përfshirë marrëdhëniet e tij me oligarkun rus Oleg Deripaska dhe çështjen e pagesave të marra nga një ish-zyrtar shqiptar i inteligjencës.

McGonigal u arrestua në janar 2023 dhe më pas u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg federal. Guerriero kishte deklaruar se ai duhej të merrte një dënim edhe më të rëndë, duke e cilësuar “tradhtar”.

Babai i Guerrieros, Bill, ka thënë se familja ende nuk e di shkakun e saktë të vdekjes dhe po pret rezultatet e autopsisë. Megjithatë ai është shprehur se nuk beson se vajza e tij mund ti jepte fund jetës.

“Mund të ketë qenë një aksident. Mund të ketë rrëshqitur. Mund të ketë qenë çdo gjë. Po presim certifikatën e vdekjes që të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar ai për Daily Mail.

Sipas raportimeve, policia nuk ka bërë të ditur deri tani ndonjë provë që të tregojë se bëhet fjalë për një vepër penale dhe hetimi vijon.

Vdekja e Guerrieros ka ngritur pikëpyetje të shumta për shkak të aktivitetit të saj publik vetëm disa orë më parë, por nuk ka aktualisht prova publike që ta lidhin vdekjen e saj me aktivitetin kundër FBI-së apo me çështjen McGonigal.

Guerriero ishte zhvendosur në Florida rreth tre vite më parë dhe, sipas babait të saj, kishte qenë në një periudhë të mirë të jetës së saj. Ajo ecte çdo ditë, bënte ushtrime dhe kalonte kohë në plazh.

Hetimet dhe autopsia pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së 52-vjeçares, ndërsa aktiviteti i saj i fundit në X, me rreth 75 postime dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj FBI-së, tashmë është një nga elementët që po tërheq më shumë vëmendje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë” dhe “ylli” i rrjeteve sociale/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD që pritet të fitojë zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën...

Mëngjesin kur Ulrich Siegmund doli për vrap dhe pa në Kishën e Shën Stefanit një pankartë të madhe blu, të vendosur nga famullitari, me mbishkrimin “Zemër, jo urrejtje”, nxori menjëherë telefonin dhe regjistroi një video: “Shikoni çfarë ndodh në qytetin tim, është e pabesueshme! Një thirrje për të votuar AfD-në në fasadën e kishës!” Ngjyra […]

Lexo më shumë

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Trump i lumtur me fitoren e AfD në landin Saksoni-Anhalt! Ja postimi i presidentit për partinë gjermane

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lu...

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duket se është tepër i lumtur me fitoren e ekstremit të djathtë në landin Saksoni-Anhalt të Gjermanisë. Trump ndau një grafik në platformën e tij në “Truth Social”, me projeksionet nga zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt, por pa bërë ndonjë koment. Imazhi i ndarë tregon qartë AfD-në në krye me 44.4%, […]

Lexo më shumë

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Ekstremi i djathtë drejt pushtetit në Gjermani! “AfD” merr 44.5% të votave në Saksoni-Anhalt

Publikuar më 06.09.2026
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD)...

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermani (AfD) ka fituar bindshëm zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt. Sipas projeksionit, AfD ka fituar 44,5 % të votave duke shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë në një zgjedhjet në lande. Në zgjedhjet e vitit 2021 ajo kishte marrë vetëm 20,8 për qind. AfD bëhet kështu forca […]

Lexo më shumë

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Harta e re e botës/ Serbia abstenon propozimin e OKB-së: Kosova paraqitet si shtet më vete, nuk mund ta mbështesim

Publikuar më 06.09.2026
OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të re...

OKB-ja miratoi këtë javë një hartë të re të botës, për të reflektuar madhësinë e vërtetë të Afrikës. 164 shtete votuan pro, vetëm SHBA-ja kundër dhe 6 shtete abstenuan. Në mesin e atyre që abstenuan ishte edhe Serbia. Arsyeja për këtë është se harta e paraqitur në OKB e njeh Kosovën si shtet të pavarur […]

Lexo më shumë

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

E rëndë/ Shembet ndërtesa studentore! Një i vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur nën rrënoja

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë bani...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin Delhi. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar nën rrënoja. Dëshmitarët kanë deklaruar për mediat lokale se deri në 50 persona mund të […]

Lexo më shumë

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Një tjetër Biden në Shtëpinë e Bardhë? Djali i ish-presidentit gati të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028

Publikuar më 06.09.2026
Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presid...

Hunter Biden nuk e përjashton kandidimin për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ardhmen. Në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat amerikane, Biden  ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer emrin e familjes Biden në diskutimet për garën e ardhshme presidenciale. […]

Lexo më shumë

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Donald Trump ndryshon “look”! Shihni ngjyrën e re të flokëve të presidentit amerikan

Publikuar më 06.09.2026
Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ...

Presidenti Donald Trump ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për pamjen e tij, në daljen e fundit publike. Nëse më herët komentohej lëkura e tij “portokalli’ apo duart e ënjtura, këtë herë presidenti ka ardhur me një pamje të re. Ai ka zbritur nga avioni “Air Force” me një model  flokësh më të errët, për […]

Lexo më shumë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

“Metastazat naziste po dalin në pah”/ Kërcënon Lavrov: Akuzat kundër Rusisë për dronin në Leipzig janë fillimi i një lufte të vërtetë

Publikuar më 06.09.2026
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje m...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura ndaj Rusisë, për sulmet me dron në Lejpzig. Lavrov nuk është kursyer, teksa tha se këto akuza janë, fillimi i një lufte të vërtetë mes Rusisë dhe NATO-së. “Në aeroportin e Leipzigut gjetën një dron. Thanë se ishte një dron rus, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda