×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Po monitorojmë çdo parregullsi apo mangësi në shërbim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, Marjana Karolina Bunaj.

E reja humbi jetën në muajin e shtatë të shtatzënisë teksa po transportohej drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Përmes një reagimi zyrtar, Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhjen për ngjarjen, ndërsa ka bërë të ditur se po ndiqen dhe verifikohen të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e rastit.

“Çdo gjetje do të analizohet me seriozitetin maksimal”, thekson ministria, duke shtuar se nëse gjatë verifikimeve do të evidentohen parregullsi apo mangësi, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Reagimi i ministrisë vjen në një kohë kur ngjarja ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e trajtimit të pacientes dhe procesin e transportimit të saj drejt Tiranës për marrjen e shërbimit të specializuar.

Reagimi i plotë

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti.

Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri.

Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Emrat/ Ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë në Sarandë, “koka” nën hetim prej vitesh

Emrat/ Ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë në Sarandë, “koka” nën hetim prej vitesh

Publikuar më 06.09.2026
Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një oper...

Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një operacioni anti-drogë në Sarandë. Mësohet se në pranga ka rënë Altin Halit Arapi (Demiri), i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal dhe që organizonte shpërndarjen e drogës. Arapi konsiderohej nga Policia e Shtetit si një nga emrat më të njohur të botës së […]

Lexo më shumë

“Hajde ikim se na q***”/ Influncerja spanjolle publikon videon: Grabitësit shqiptarë i hyjnë në shtëpi të maskuar

“Hajde ikim se na q***”/ Influncerja spanjolle publikon videon: Grabitësit shqiptarë i hyjnë në shtëpi të maskuar

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja d...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle, Rocío Osorno duket se ka rënë pre e grabitjes nga disa shqiptarë. Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Sevilje, teksa rasti është bërë publik nga vetë Osorno. Ajo ka publikuar pamjet në rrejtët sociale, ku grabitësit shfaqen të maskuar […]

Lexo më shumë

Video/ Zbardhen detajet e operacionit anti-drogë në Sarandë: 20 persona në pranga! Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Video/ Zbardhen detajet e operacionit anti-drogë në Sarandë: 20 persona në pranga! Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Publikuar më 06.09.2026
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë ...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës. Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës.Policia ka njoftuar se janë ndaluar 20 persona, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest […]

Lexo më shumë

Megaoperacion antidrogë në Sarandë, disa të arrestuar, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

Megaoperacion antidrogë në Sarandë, disa të arrestuar, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

Publikuar më 05.09.2026
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në ...

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Sarandë, duke çuar në arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe armëve. Sipas burimeve paraprake, mes personave të arrestuar dyshohet se janë edhe individë të konsideruar si drejtues të grupeve që merreshin me shpërndarjen e drogës në zonën e Sarandës. Aksioni është zhvilluar nga […]

Lexo më shumë

U gjetën në burgun e Durrësit, kujt i përkisnin 6 celularët e fshehur në thes

U gjetën në burgun e Durrësit, kujt i përkisnin 6 celularët e fshehur në thes

Publikuar më 05.09.2026
Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e zhvilluara më 3 sh...

Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e zhvilluara më 3 shtator në burgun e Durrësit, ku në sektorin B janë zbuluar gjashtë aparate celularë. Katër prej telefonave dyshohet se u përkisnin vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Adi Çobës, i njohur me nofkën “Bozholi”, dhe Renardo Nallbanit. Aparatet dyshohet se ishin fshehur brenda një thesi […]

Lexo më shumë

Apeli zbardh vendimin për aktivisten turke anti-Erdogan, pse u la në paraburgim Julide Yazici

Apeli zbardh vendimin për aktivisten turke anti-Erdogan, pse u la në paraburgim Julide Yazici

Publikuar më 05.09.2026
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur...

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur arsyetimin e vendimit për lënien në paraburgim, për qëllime ekstradimi, të shtetases turke Julide Yazici. 32-vjeçarja, e njohur për aktivizmin e saj publik kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ishte arrestuar më 5 gusht në Rinas. Yazici kishte prej disa vitesh statusin e azilantes në Francë. […]

Lexo më shumë

EMRI/ Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën

EMRI/ Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën

Publikuar më 05.09.2026
Florian Sini, 40 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas nj...

Florian Sini, 40 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas një aksidenti të rëndë në zonën e Lëpushës, në Kelmend. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, kur autoritetet janë njoftuar se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë […]

Lexo më shumë

Malësi e Madhe/ Dyshohet se ra në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

Malësi e Madhe/ Dyshohet se ra në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

Publikuar më 05.09.2026
Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend...

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për rënien e shtetasit me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, në një terren të thepisur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda