×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shkarkimi i Ristanit nga Veliaj, PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak: Kush e drejton sot Bashkinë e Tiranës?

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Partia Demokratike ka kërkuar sqarime zyrtare mbi situatën institucionale në bashki. Disa ditë më parë, kreu në detyrë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit 2025, i hoqi kompetencat zonjës Ristani me argumentin se ajo nuk kishte zbatuar urdhrat e tij dhe se kishte munguar koordinimi institucional. Ndërkohë që sot Ristani ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Bashkisë pas 11 vitesh në këtë funksion.

Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali, i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, duke kërkuar informacion të plotë mbi drejtimin aktual të institucionit dhe zinxhirin e komandimit.

Zhulali kërkon që të bëhet publike shkresa zyrtare e shkarkimit të Ristanit, me qëllim që të qartësohet se kush e ushtron aktualisht funksionin drejtues në Bashkinë e Tiranës dhe kush ka kompetencën për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte të tjera administrative.

Në kërkesën e saj, këshilltarja demokrate ngre gjithashtu pikëpyetje mbi statusin e firmës së kryebashkiakut Erion Veliaj, duke kërkuar të sqarohet nëse ajo vijon të konsiderohet si vullnet legjitim dhe i vlefshëm për vendimmarrje institucionale.

Një tjetër çështje e ngritur nga Zhulali lidhet me situatën financiare të operatorëve të transportit publik dhe paralajmërimet për vështirësi në funksionimin e shërbimit.

Ajo kërkon informacion mbi shkaqet e problemeve financiare të operatorëve, negociatat që Bashkia e Tiranës ka zhvilluar me ta, si dhe masat konkrete që po ndërmerren për të shmangur reduktimin e numrit të autobusëve dhe për të garantuar vijimësinë e transportit publik për qytetarët.

Përballë këtyre pikëpyetjeve, Zhulali ka kërkuar thirrjen e një seance urgjente të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Gjithashtu, ajo kërkon që përgjigjet për çështjet e ngritura të jepen me shkrim dhe që këshilltarëve t’u vihet në dispozicion dokumentacioni zyrtar përkatës.

Shkresa e plotë:

E nderuar Zj. Kryetare,

I. Përmes medias jam njohur me lajmin se Erion Veliaj, aktualisht në gjendje paraburgimi, ka shkarkuar për herë të dytë brenda pak muajsh znj. Anuela Ristani nga funksioni i kryetares së komanduar/ushtruese të detyrës së Bashkisë Tiranë. Ky lajm ka krijuar pasiguri të plotë ligjore dhe publike mbi drejtimin aktual të Bashkisë Tiranë, dhe kërkon sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar përpara Këshillit Bashkiak dhe qytetarëve të Tiranës.

Në këtë kuadër, kërkoj të informohem zyrtarisht dhe në mënyrë shterruese mbi sa vijon:

1. Njohjen me shkresën zyrtare përmes së cilës është kryer ky shkarkim i dytë, dhe kohën kur është firmosur dhe protokolluar ajo?

2. Kush ushtron aktualisht, në mënyrë të ligjshme dhe zyrtare, funksionin e kryetarit/es të Bashkisë Tiranë, apo të ushtruesit/es të detyrës, pas lajmit të shkarkimit të znj. Anuela Ristani?

3. Kush ka aktualisht autoritetin institucional për të negociuar, vendosur dhe firmosur në emër të Bashkisë Tiranë, përfshirë kontrata, marrëveshje financiare, akte administrative dhe vendime me efekt mbi buxhetin e bashkisë?

4. A ekziston sot një zinxhir i qartë dhe i pandërprerë komandimi institucional brenda Bashkisë Tiranë, dhe nëse po, kërkoj të na vihet në dispozicion dokumentacioni zyrtar përkatës?

5. Cilat masa janë marrë apo parashikohet të merren për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit normal institucional të bashkisë, në kushtet e kësaj paqëndrueshmërie drejtuese?

6.A njihet zyrtarisht prej Bashkisë Tiranë firma e Erion Veliaj si vullnet legjitim vendimmarrës?

Kujtoj se një situatë e ngjashme  u krijua disa muaj më herët, kur u shkarkua znj.Ristani dhe në vend të saj u emërua znj.Goxhaj, për të cilën nuk pati asnjëherë një përgjigje zyrtare!!

II. Paralelisht, përmes medias jam njohur me paralajmërimin e Shoqatës Kombëtare te Transportit Qytetas dhe Shoqatës se Transportit Urban dhe Interurban, datë 11 gusht 2026, mbi rrezikun e reduktimit të kapaciteteve të flotës së transportit publik.

Duke patur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtij shërbimi për jetën e përditshme të banorëve të Tiranës, si dhe personave të tjerë (vendas apo të huaj) që përdorin transportin publik, kërkoj sqarime zyrtare mbi sa vijon:

7. Cilat janë arsyet konkrete të krizës financiare të operatorëve të transportit publik urban?

8. Kush është aktualisht, në emër të Bashkisë Tiranë, në kontakt dhe/ose negociata me Shoqatën Kombëtare të Transportit Qytetas dhe Shoqatën e Transportit Urban dhe Interurban, dhe me institucionet qendrore përgjegjëse?

9. Cilat masa konkrete po ndërmerren nga Bashkia Tiranë për të parandaluar reduktimin e numrit të autobusëve në qarkullim dhe për të garantuar vijimësinë normale të shërbimit të transportit publik?

10. A është realizuar ndonjë komunikim zyrtar deri më sot mbi këtë çështje, dhe nëse po, kërkoj kopje të korrespondencës përkatëse.

Në bazë të sa më sipër, kërkoj

1. Thirrjen e një seance urgjente/të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak Tiranë, me rend të ditës situatën e drejtimit të Bashkisë Tiranë dhe krizën e paralajmëruar të transportit publik urban.

2. Përgjigje zyrtare me shkrim ndaj çdo pike të ngritur, brenda afateve të parashikuara nga ligji dhe rregullorja e Këshillit Bashkiak.

3. Vënien në dispozicion të çdo dokumentacioni zyrtar mbështetës, përfshirë akte administrative, korrespondencë institucionale dhe informacion financiar përkatës.

Qytetarët dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës kanë të drejtën ligjore dhe legjitime të dinë se kush drejton institucionin që administron buxhetin dhe shërbimet e kryeqytetit, dhe të kenë siguri se vazhdimësia e shërbimeve publike thelbësore, si transporti urban, nuk rrezikohet nga kaosi institucional.

Në pritje të një përgjigjeje të shpejtë, duke ju falënderuar,

Ilda Zhulali

Këshilltare

Nënkryetare e Grupit

Partia Demokratike

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flas...

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash edhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në […]

Lexo më shumë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar ...

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është […]

Lexo më shumë

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së sh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti pritet të rikthehet podkasti i tij “Flasim”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një përmbledhje të shkurtër nga episodi i parë i sezonit të ri, ku ai do të jetë përballë pyetjeve të Rudina Xhungës. Në video, Rama flet për aktualitetin […]

Lexo më shumë

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Hi...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë […]

Lexo më shumë

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e ci...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda