Bashkia Mirditë ka njoftuar se në qytetin e Rrëshenit do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm gjatë natës. Sipas njoftimit të bashkisë, shkak është bërë rënia e prurjeve nga burimi i Bargjanës, që shërben për furnizimin e qytetit. Kështu, duke filluar nga data 31.08.2026, qyteti nuk do ketë ujë të pijshëm gjatë orarit 23:00–05:00.
Qytetarët e Rrëshenit janë shprehur të indinjuar për këtë vendim, teksa përmendin rritjen e çmimit për shërbimin dhe mungesën e investimeve. Ata ngrenë akuza se edhe pse zona ka shumë burime uji, ato përdoren nga hidrocentralet e ndërtuar aty.

Njoftimi i Bashkisë Mirditë:
Të nderuar qytetarë,
Njësia e Shërbimit Ujësjellës-Kanalizime Mirditë njofton se, për shkak të rënies së prurjeve nga burimi i Bargjanës, do të aplikohet kufizim i furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Rrëshenit, duke filluar nga data 31.08.2026, gjatë orarit 23:00–05:00.
Ky kufizim vjen si pasojë e thatësirës së tejzgjatur dhe rënies së prurjeve nga burimi i Bargjanës dhe do të zbatohet me qëllim menaxhimin sa më të mirë të rezervave dhe garantimin e furnizimit me ujë gjatë ditës.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/