Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e 18-vjeçarit Genti Nela nga pronarët e hotelit ku ai punonte në Golem. Sot është zbardhur dëshmia që 18-vjeçari ka dhënë për policinë, nga shtrati i spitalit, ku po mjekohet për plagët që mori nga dhuna. Ai tregon se ka kërkuar pagën pasi do të largohej nga hoteli, për të punuar diku tjetër.
Sipas 18-vjeçarit, vëllezërit Habilaj nuk e kanë pranuar që ai të largohej dhe fillimisht e kanë ofenduar. Ai tregon se ka qenë Florian Habilaj ai që e ka gjuajtur në fillim me grusht, e më pas Arbër Habilaj e ka gjuajtur me tavëll qelqi në kokë e fytyrë. Në këto kushte, Nela tregon se është ndjerë i frikësuar pasi po dhunohej edhe nga Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha, dhëndri i familjes. Ai ka marrë një gotë qelqi dhe ka goditur në fytyrë Florian Habilajn.
Më tej ai pranon se ka goditur me grushte të katërt agresorët, në mënyrë që të mund të largohej nga ata.
“Unë kam kërkuar të marrë pagën pasi do largohesha për të punuar në një tjetër vend. Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë. Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në fytyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.
Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre. Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish”, ka thënë ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/