Tre dekada pas vdekjes së artistit të njohur Tupac Shakur, një person është dënuar si autor i krimit. Duane “Keffe” David është shpallur fajtor për akuzën se ka urdhëruar vrasjen e reperit amerikan në vitin 1996 në qytetin Las Vegas, Nevada.
Pas një seancë që zgjati për rreth 3 orë, trupi gjykues arriti në përfundimin se David ishte ai që kishte punësuar një vrasës për të qëlluar Tupac, duke i marrë jetën. Shkak për vrasjen është bërë konflikt që Shakur kishte patur me nipin e David, Orlando “Baby Lane”, anëtar i një grupi kriminal. Gjykata përfundimisht vendosi që David u ndikua nga “arsye personale” dhe urdhëroi vrasjen e artistit.
David vijon të mohojë akuzat, megjithatë, dëshmitë kontradiktore që ai dha para gjykatës treguan se po gënjente. Ai tashmë pritet të dalë në gjykatë më 13 tetor, ku do vendoset përfundimisht dënimi që ai do të marrë dhe që parashikohet të jetë dënim me burgim të përjetshëm.
Pasi mori lajmin, familja e Shakur u pa e emocionuar. Sekyiwa “Set” Shakur, motra e reperit, u pa duke qarë në heshtje ndërsa anëtarët e familjes mbanin duart njëri-tjetrit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/