×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Call Centerat shqiptar po mashtrojnë grekët”, ministri lëshon alarmin: Rrjetet po bëhen ndërkombëtare, do arrestohen të gjithë

GREQI- Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Michalis Chrysochoidis,  ka ngritur alarmin për përhapjen e rrjeteve të mashtrimeve telefonike që synojnë kryesisht qytetarët e moshuar.

Duke folur më 1 shtator në televizionin MEGA, Chrysochoidis tha se grupet kriminale po organizohen gjithnjë e më shumë dhe po marrin karakter ndërkombëtar.

“Çdo ditë organizohen gjithnjë e më shumë dhe marrin edhe karakter ndërkombëtar. Ka një call center në Shqipëri, për shembull, ka një call center në Maqedoninë e Veriut. Ka grupe specifike ndërkombëtare që merren me këto çështje”, deklaroi ministri grek.

Chrysochoidis i cilësoi mashtrimet telefonike si një “epidemi”, duke thënë se autorët kanë gjetur mënyra gjithnjë e më të lehta për t’u marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme paratë, pasuritë dhe sendet me vlerë.

Sipas tij, viktimat kryesore janë të moshuarit, të cilët mashtrohen përmes telefonatave të organizuara nga qendra operative.

“Janë ngritur qendra telefonike operative dhe e gjithë kjo po çon realisht në një epidemi. Mashtrojnë njerëzit, kryesisht të moshuarit”, tha ministri grek.

“Nuk është vetëm problem grek”

Ministri theksoi se fenomeni nuk kufizohet vetëm brenda Greqisë, por është kthyer në një problem europian. “Sepse nuk është vetëm grek, është pan-europian”, tha Chrysochoidis, duke shtuar se autoritetet greke kanë kryer një sërë operacionesh dhe arrestimesh, ndërsa shumë prej të dyshuarve ndodhen tashmë në burg. Megjithatë, sipas tij, pavarësisht goditjeve të policisë, rrjetet vazhdojnë të shfaqen dhe të zgjerohen.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në hartën e rrjeteve

Përmendja e Shqipërisë nga ministri grek vjen në një kohë kur autoritetet europiane po godasin gjithnjë e më shumë rrjete ndërkombëtare të mashtrimit që përdorin call center-a jashtë vendit për të kontaktuar viktimat në shtete të tjera.

Chrysochoidis e përdori Shqipërinë si një nga shembujt e vendeve ku, sipas tij, funksionojnë qendra telefonike të lidhura me këto skema kriminale, ndërsa përmendi edhe Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se bëhet fjalë për grupe ndërkombëtare, të cilat bashkëpunojnë përmes strukturave të shpërndara në vende të ndryshme.

“Do t’i arrestojmë të gjithë”

Ministri grek deklaroi se autoritetet nuk do të ndalen në luftën kundër këtyre grupeve.

“FBI-ja ka bërë arrestime shumë të mëdha, ashtu si edhe Policia e Atikës, por tani duhet të krijojmë struktura të përhershme për t’u përballur me problemin”, tha ai.

Më tej, Chrysochoidis dha një mesazh të prerë:

“Do t’i arrestojmë të gjithë.”

Sipas tij, ajo që nevojitet tashmë është krijimi i një strukture të përhershme dhe një politike të qëndrueshme operacionale për t’i dhënë fund fenomenit të mashtrimeve telefonike./ SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda