TIRANË – Të paktën dhjetë protestues janë shoqëruar nga Policia e Tiranës këtë të martë pas përplasjes mes palëve në protestën numër 94 radhazi përpara Kryeministrisë në kryeqytet.
Pas më shumë se 1 ore e 30 minuta që protestuesit bllokuan hyrjet e godinës së Kryeministrisë me kreun e ekzekutivit, Edi Rama, brenda saj, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Komisariatit numër 1 të kryeqytetit ku u shoqëruan të paktën 10 protestues.
Mes të shoqërueve janë Dritan Goxhaj, aktivistja Arvina Lleshi dhe të rinj dhe të tjerë që u ulën në rrugët rreth Kryeministrisë dhe u përplasën me forcat e rendit.
Me thirrjet ‘Shqipëria kërkon Revolucion dhe arrestoni Ramën’, qytetarët tanimë janë rrugës drejt Komisariatit numër 1, ku kërkohet lirimi i të ndaluarve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/