×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Defekti që ‘’u mori jetën’’ dy të rinjve në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare e pranon: Ambulanca e prishur, u vonua 1 orë e 41 minuta

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen tragjike të 29 gushtit në Vaun e Dejës, ku Sokol Preka, 40 vjeç dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

QKUM bën me dije se ambulanca në Vaun e Dejës kishte defekt dhe për ndihmë u nis një ambulancë nga Shkodra. Dy rastet kanë dinamika të ndryshme.

Në rastin e parë, sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44.

Në rastin e elektriçistit që humbi jetën, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjen tragjike të datës 29 gusht 2026 në Vaun e Dejës, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), në funksion të transparencës dhe informimit të saktë të publikut, sqaron dinamikën e ndërhyrjes së shërbimit të urgjencës mjekësore.

Në këtë ngjarje janë regjistruar dy raste të veçanta, të dyja si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, të ndodhura në momente të ndryshme.

Rasti i parë është raportuar si urgjencë për goditje elektrike. Në vendngjarje ndodhej një infermiere e zonës, e cila kishte nisur menjëherë manovrat e reanimimit kardiopulmonar, pa mundur të rikthente qarkullimin spontan.

Sipas të dhënave të regjistruara në sistemin e urgjencës, thirrja është marrë në orën 18:03. Në atë moment, ambulanca e Vaut të Dejës ndodhej jashtë funksionit për shkak të një defekti teknik. Për këtë arsye, drejt vendngjarjes është nisur ambulanca nga Spitali i Shkodrës, e cila ka mbërritur në orën 19:44.

Manovrat e reanimimit janë vijuar edhe gjatë transportit drejt Spitalit të Shkodrës. Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, nuk u arrit rikthimi i qarkullimit spontan dhe pacienti humbi jetën.

Rasti i dytë i përkiste elektricistit, i cili, disa minuta më vonë, kishte shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë në problemin elektrik. Gjatë ndërhyrjes, edhe ai u godit nga rryma elektrike dhe humbi jetën.

Për këtë rast, kërkesa për ndihmë mjekësore është regjistruar në orën 18:53. Në vlerësimin fillestar, personi rezultonte pa shenja jete. Në këtë moment, ambulanca e dytë nga Shkodra është nisur drejt vendngjarjes dhe ka mbërritur në orën 19:54. Rasti është konstatuar dhe referuar si Kod i Zi në vendngjarje.

Goditja elektrike përbën një urgjencë mjekësore me rrezik shumë të lartë për jetën dhe, në rastet e rënda, mund të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje të menjëhershme.

Mbi çdo sqarim institucional, kjo mbetet para së gjithash një ngjarje tragjike, e cila solli humbjen e dy jetëve njerëzore.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore shpreh keqardhjen e thellë për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të dy viktimave. Në këto momente të vështira, QKUM bashkohet me dhimbjen e familjeve për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Emrat/ Ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë në Sarandë, “koka” nën hetim prej vitesh

Emrat/ Ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë në Sarandë, “koka” nën hetim prej vitesh

Publikuar më 06.09.2026
Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një oper...

Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një operacioni anti-drogë në Sarandë. Mësohet se në pranga ka rënë Altin Halit Arapi (Demiri), i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal dhe që organizonte shpërndarjen e drogës. Arapi konsiderohej nga Policia e Shtetit si një nga emrat më të njohur të botës së […]

Lexo më shumë

“Hajde ikim se na q***”/ Influncerja spanjolle publikon videon: Grabitësit shqiptarë i hyjnë në shtëpi të maskuar

“Hajde ikim se na q***”/ Influncerja spanjolle publikon videon: Grabitësit shqiptarë i hyjnë në shtëpi të maskuar

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja d...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle, Rocío Osorno duket se ka rënë pre e grabitjes nga disa shqiptarë. Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Sevilje, teksa rasti është bërë publik nga vetë Osorno. Ajo ka publikuar pamjet në rrejtët sociale, ku grabitësit shfaqen të maskuar […]

Lexo më shumë

Video/ Zbardhen detajet e operacionit anti-drogë në Sarandë: 20 persona në pranga! Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Video/ Zbardhen detajet e operacionit anti-drogë në Sarandë: 20 persona në pranga! Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Publikuar më 06.09.2026
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë ...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës. Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës.Policia ka njoftuar se janë ndaluar 20 persona, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest […]

Lexo më shumë

Megaoperacion antidrogë në Sarandë, disa të arrestuar, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

Megaoperacion antidrogë në Sarandë, disa të arrestuar, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

Publikuar më 05.09.2026
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në ...

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Sarandë, duke çuar në arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe armëve. Sipas burimeve paraprake, mes personave të arrestuar dyshohet se janë edhe individë të konsideruar si drejtues të grupeve që merreshin me shpërndarjen e drogës në zonën e Sarandës. Aksioni është zhvilluar nga […]

Lexo më shumë

U gjetën në burgun e Durrësit, kujt i përkisnin 6 celularët e fshehur në thes

U gjetën në burgun e Durrësit, kujt i përkisnin 6 celularët e fshehur në thes

Publikuar më 05.09.2026
Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e zhvilluara më 3 sh...

Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e zhvilluara më 3 shtator në burgun e Durrësit, ku në sektorin B janë zbuluar gjashtë aparate celularë. Katër prej telefonave dyshohet se u përkisnin vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Adi Çobës, i njohur me nofkën “Bozholi”, dhe Renardo Nallbanit. Aparatet dyshohet se ishin fshehur brenda një thesi […]

Lexo më shumë

Apeli zbardh vendimin për aktivisten turke anti-Erdogan, pse u la në paraburgim Julide Yazici

Apeli zbardh vendimin për aktivisten turke anti-Erdogan, pse u la në paraburgim Julide Yazici

Publikuar më 05.09.2026
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur...

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur arsyetimin e vendimit për lënien në paraburgim, për qëllime ekstradimi, të shtetases turke Julide Yazici. 32-vjeçarja, e njohur për aktivizmin e saj publik kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ishte arrestuar më 5 gusht në Rinas. Yazici kishte prej disa vitesh statusin e azilantes në Francë. […]

Lexo më shumë

EMRI/ Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën

EMRI/ Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën

Publikuar më 05.09.2026
Florian Sini, 40 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas nj...

Florian Sini, 40 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas një aksidenti të rëndë në zonën e Lëpushës, në Kelmend. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, kur autoritetet janë njoftuar se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë […]

Lexo më shumë

Malësi e Madhe/ Dyshohet se ra në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

Malësi e Madhe/ Dyshohet se ra në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

Publikuar më 05.09.2026
Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend...

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për rënien e shtetasit me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, në një terren të thepisur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda