Situata e zjarrit në fshatin Lundre të Matit paraqitet problematike, pasi vatra ka dalë jashtë kontrollit dhe po përhapet me shpejtësi në terrenin malor.
Flakët po avancojnë duke kërcënuar banesat, stallat e bagëtive si dhe sipërfaqe të mëdha pyjore. Pavarësisht angazhimit të strukturave të emergjencave civile dhe përpjekjeve të pandërprera për izolimin e zjarrit, ndërhyrja nga toka po has vështirësi të mëdha.
Terreni i thyer malor, tymi i dendur dhe kushtet e favorshme për përhapjen e flakëve kanë vështirësuar ndjeshëm punën e forcave zjarrfikëse, të cilat po vijojnë operacionet për të mbajtur nën kontroll situatën.
Për shkak të përmasave të zjarrit, flakët kanë depërtuar deri në vargmalin e Skënderbeut. Në zonë ka mbërritur edhe Policia e Shtetit, e cila po monitoron situatën nga afër dhe po merr masa për të shmangur rrezikun ndaj banorëve.
Në ndihmë të forcave tokësore ka mbërritur me urgjencë edhe helikopteri i emergjencave civile. Mjeti ajror ka nisur ndërhyrjen duke hedhur ujë mbi vatrat aktive, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/