ITALI- Franco, Donato dhe Gianni Licciardi janë tre vëllezërit që humbën jetën në një tragjedi familjare të ndodhur në Apice, në provincën e Beneventos, Itali.
Tre vëllezërit ishin bashkëpronarë të “Ristorante Licciardi”, një aktivitet familjar i njohur në zonë për organizimin e dasmave, ceremonive dhe pritjeve. Mediat lokale i përshkruajnë si sipërmarrës të njohur të zonës.
Sipas rindërtimit paraprak, njëri prej tre vëllezërve ka marrë një armë dhe ka qëlluar ndaj dy të tjerëve, duke i vrarë. Më pas, ai ka kthyer armën ndaj vetes dhe është vetëvrarë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së 1 shtatorit, pak para orarit të drekës, brenda ambienteve të aktivitetit familjar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Karabinierëve, Policia dhe ekipet e urgjencës.
Hetuesit po përpiqen të zbardhin motivin e tragjedisë. Në këtë fazë, mediat italiane raportojnë se po hetohen rrethanat dhe marrëdhëniet mes tre vëllezërve, ndërsa një prej raportimeve të fundit flet për një konflikt të mundshëm lidhur me menaxhimin e aktivitetit familjar, por kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht.
Familja Licciardi ka qenë prej vitesh e angazhuar në sektorin e restoranteve dhe organizimit të ceremonive në Apice. Tre vëllezërit drejtonin së bashku aktivitetin, i cili ishte bërë një pikë referimi për evente dhe dasma në zonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/