Është zbardhur dëshmia e Melison Nelës, xhaxhait të 18-vjeçarit Genti Nela, i cili u arrestua pasi dyshohet se ishte nisur për të vrarë vëllezërit Habilaj që i dhunuan nipin.
Gazetari Elton Qyno raporton se para trupës gjykuese, ai ka hedhur poshtë akuzat se po përgatitej për vrasje, duke thënë se ishte nisur për të hedhur armën që kishte në banesë që prej vitit 1997. Ai tregoi se vendosi ta hidhte për shkak se kishte frikë mos hynte dikush në banesën e tij dhe e merrte.
Ndaj tij, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në momentin e arrestimit, policia i gjeti në një çantë një kallashnikov, 3 karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë.
Deklarata e plotë:
Përgjigje: Dua të jap shpjegime në prezencë të avokatit tim, ku deklaroj se përsa i përket armës së gjetur sot më 28 Gusht 2026 në automjetin tim, tip “Golf 4” me targë AA093ID, rreth orës 18:30, isha duke lëvizur në rrugën “Josif Buda” për në drejtim të përroit të “Leshniqes”, Kavajë, ku do të hidhja armën tip “Kallashnikov”, me 3 krëhëra, me fishekë pasi e kisha në shtëpi qysh prej vitit 1997.Këtë armë nuk doja ta mbaja më në ambjentet e baneses sime. Deklaroj se unë banoj i vetëm në banesë, pasi jam i divorcuar dhe familjarët jetojnë në Itali dhe kisha frikë se mos futej ndonjë person në banesë dhe e merrte armën e mësipërme.
Pyetje: Përse nuk lajmëruat shërbimet e policisë për të dorëzuar armën, me të cilën jeni kapur ditën e sotme në flagrancë?
Përgjigje: Duke mos u njohur mirë ligjin pata frikë për pasojat që mund të kisha dhe pa e menduar, u nisa për ta dërguar në përrua.
Pyetje: A keni patur konflikt me dikë gjatë kësaj kohe?
Përgjigje: Deklaroj se kam bërë një kallëzim ditën e djeshme pasi nipi im, ka patur një konflikt me disa shtetas për të cilën unë nuk kam lidhje.
Pyetje: Keni patur qëllim që të përdornit armën në lidhje me konfliktin që ka patur në datë 27 Gusht 2026, nipi juaj Gentian Nela me shtetasit Florin Habilaj, Arbër Habilaj dhe Enolt Dragoti?
Përgjigje: Absolutisht që jo. Madje ky ishte dhe një nga shkaqet që ta zhdukja si armë nga banesa ime. Nese do kisha qëllime të tilla do ta përdorja ditën e djeshme dhe jo të vija të bëja kallëzim në polici për konfliktin që kishte nipi.
Pyetje: Ku dhe kur e keni gjetur armën dhe municionin e mësipërm?
Përgjigje: Siç deklarova dhe më lart e kam patur në banesën time qysh prej vitit 1997.
Pyetje: Keni gjë tjetër për të deklaruar?
Përgjigje: Ndihem i penduar se nuk duhet ta kisha marrë armën aty.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/