×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbehet turizmi, Shqipëria humb kurorën për kryesimin e net-qëndrimeve në Europë, rritet Kosova

Në tre vitet e fundit, Shqipëria kryesoi Europën për rritjen më të shpejtë të net-qëndrimeve turistike të të huajve dhe vendasve, duke njohur zgjerim dyshifror. Këtë vit, vendi e ka humbur kurorën. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se për periudhën janar-qershor, net-qëndrimet e turistëve u rritën me 9.1% në total, nga e cila 10.2% ishte rritja e vendasve dhe 8.7% e të huajve.

Për gjithë 2025-n, net-qëndrimet ishin zgjeruar me 30%, dukshëm mbi shtetet e tjera të Europës (i dyti pas nesh kishte një rritje prej 10%). Përveçse ka shënuar rritje në nivel njëshifror, Shqipëria ka zbritur në vendin e tretë, pas Irlandës që kryeson (14.6%) dhe Maltës (9.9%).

Bie në sy rritja e shpejtë e Kosovës, që renditet e katërta në Europë për 6 mujorin, me një zgjerim prej 5.9% (4.5% e turizmit të brendshëm dhe 7.1% e atij ndërkombëtar). Madje në tremujorin e dytë, Kosova ia ka kaluar dukshëm Shqipërisë për rritjen e netqëndrimeve nga turistët e huaj, me + 17.7% në raport me prill-qershor 2025, përkundrejt +8.5% të Shqipërisë për të njëjtën periudhë.

Në Shqipëri, për periudhën janar-qershor 2026 u shënuan 3.38 milion net-qëndrime turistike, nga të cilat 2.45 milionë u kryen nga të huajt. Në Kosovë, për të njëjtën periudhë u shënuan gati 800 mijë net-qëndrime turistike, nga të cilat 432 mijë ishin nga të huajt.

Europa

Në gjysmën e parë të vitit 2026, në strukturat akomoduese turistike në Bashkimin Europian u regjistruan 1 miliard e 321 milionë net-qëndrime, me rritje 1.7% krahasuar me gjashtë muajt e parë të vitit 2025, kur ishin regjistruar 1 miliard e 299 milionë, raporton Eurostat.

Sipas vendeve, Irlanda (+14.6%), Malta (+9.9%) dhe Sllovakia (+5.9%) shënuan rritjet më të larta të net-qëndrimeve në strukturat turistike gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, në nëntë vende numri i net-qëndrimeve ra. Tkurrjen më të fortë e regjistroi Qipro, me 7.7%, e ndjekur nga Rumania, me 6.7%.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, turistët e huaj regjistruan 645.4 milionë net-qëndrime në strukturat akomoduese të vendeve të BE-së, nga 629.4 milionë në gjysmën e parë të vitit 2025, me një rritje prej 2.5%.

Net-qëndrimet e turistëve vendas u rritën me 0.9% në gjysmën e parë të vitit 2026, duke arritur në 675.7 milionë, ose 5.8 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave për vendet, 18 nga 27 shtetet anëtare të BE-së shënuan rritje të net-qëndrimeve në gjysmën e parë të vitit 2026. Rënia më e madhe u regjistrua në Qipro, me 7.7%, e ndikuar kryesisht nga tkurrja e ndjeshme e net-qëndrimeve të turistëve të huaj, me 8.2%.

Në vlerë absolute, kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme prej 21.8 milionë net-qëndrimesh krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2025 e dhanë Italia, Spanja dhe Franca.

Italia regjistroi 6.7 milionë net-qëndrime më shumë, duke arritur në 219.5 milionë, Spanja 3.4 milionë më shumë, në 222.8 milionë, ndërsa Franca shtoi 2.6 milionë net-qëndrime, duke arritur në 193 milionë.

Në Itali dhe Francë, rritja u nxit kryesisht nga turizmi i huaj, ndërsa në Spanjë kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 e dha turizmi vendas./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti! Ja çfarë po i tërheq vizitorët drejt vendit tonë

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti! Ja çfarë po i tërheq vizitorët drejt vendit tonë

Publikuar më 06.09.2026
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fot...

Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e përsosur. Ujë i kaltër në Ksamil, kroçiere përpara Sarandës, tavolina buzë detit në Himarë dhe një lumë makinash që zbriste çdo fundjavë drejt Jugut. Por turistët e sotëm kanë një zakon: pasi bëjnë foton […]

Lexo më shumë

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor në ATM dhe dyqane

Rregulla të reja për tarifat e këmbimit valutor në ATM dhe dyqane

Publikuar më 05.09.2026
Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave...

Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave në ATM ose për të bërë blerje në dyqane përmes POS-eve, shpesh qytetarët përballen edhe me tarifa shtesë për këmbimin e monedhës, të cilat I vënë re vetëm pasi u janë hequr nga llogaria. Por duket se këtij problemi i ka ardhur fundi. Banka […]

Lexo më shumë

ANALIZA- A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!

ANALIZA- A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!

Publikuar më 05.09.2026
Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarës...

Shqipëria hyn në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në BE nga një pozicion i fortë stabiliteti makroekonomik. Rritja ekonomike është ndër më të lartat në Europë, inflacioni mbetet i kontrolluar, borxhi publik është ulur dhe bilancet e jashtme janë përmirësuar. Megjithëse këto kushte mbështesin anëtarësimin, konvergjenca afatgjatë me BE-në do të varet më shumë […]

Lexo më shumë

Qeveria ndryshon ligjin/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish

Qeveria ndryshon ligjin/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish

Publikuar më 05.09.2026
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të...

Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ri të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërtuesit të cilët kanë ndërtuar këto objekte pa leje ose në tejkalim të saj, ndalohen t’i blejnë sërish. Tre vjet më parë, qeveria miratoi një ligj, […]

Lexo më shumë

Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj, filipinezët, indianët dhe egjiptianët kryesojnë listën

Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj, filipinezët, indianët dhe egjiptianët kryesojnë listën

Publikuar më 05.09.2026
Prej disa muajsh, dy të rinj nga India, me profesion inxhini...

Prej disa muajsh, dy të rinj nga India, me profesion inxhinierë, janë të punësuar në kompaninë shqiptare “Ital Costruzioni”, prodhues i strukturave metalike tërësisht për tregun europian. Të rinjtë thonë se arsyeja kryesore e punësimit në Shqipëri është paga e lartë deri në 50% më shumë sesa në Indi. Por gjithashtu punësimi në vend po […]

Lexo më shumë

Pas SPAR-it, biznesmeni nga Kosova ble dhe rrjetin “Eco Market” nga vëllezërit Duka

Pas SPAR-it, biznesmeni nga Kosova ble dhe rrjetin “Eco Market” nga vëllezërit Duka

Publikuar më 04.09.2026
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar transaksionin e propoz...

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar transaksionin e propozuar mbi përftimin e kontrollit të veprimtarisë ekonomike të rrjetit të marketeve “Eco Market” nga shoqëria Spar Albania SHPK. Kjo është lëvizja e dytë e grupit nga Kosova Viva Fresh, një vit pari hyri në tregun shqiptar, përmes blerjes së Spar Albania. Spar Albania është rrjeti i dytë […]

Lexo më shumë

Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht

Në rrugët e vendit u shtuan 66.5 mijë makina për 8-mujorin, bien me 10% regjistrimet në gusht

Publikuar më 04.09.2026
Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet,...

Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend sa vjen e po shtohet, ndonëse ritmet e rritjes po ngadalësohen në krahasim me dy vitet e mëparshme, kur u shënua një ecuri e fortë e nxitur nga orientimi i importeve drejt vendeve aziatike. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, për periudhën […]

Lexo më shumë

Tenderat e barnave pa garë, Jonaid Myzyri i OBP-së i jep 360 milionë lekë kompanive “Rejsi Farma” dhe “Aldosch Farma”

Tenderat e barnave pa garë, Jonaid Myzyri i OBP-së i jep 360 milionë lekë kompanive “Rejsi Farma” dhe “Aldosch Farma”

Publikuar më 04.09.2026
TIRANË- Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drej...

TIRANË- Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Jonaid Myzyrit, ka dhënë dy tendera me një vlerë totale prej 359.9 milionë lekësh, ose rreth 3.9 milionë euro, për furnizimin e spitaleve publike me medikamente bazë. Sipas raportimit të VNA, të dyja procedurat janë zhvilluar pa konkurrencë reale, ndërsa kompanitë fituese kanë paraqitur oferta […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda