TIRANË – Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, gjatë protestës së 94-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pas përplasjes mes protestuesve dhe gardhit policor të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para.
Protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë, ndërsa kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre.
“Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa prej thirrjeve të protestuesve, të cilët prej 94 ditësh vijojnë aksionin kundër qeverisë.
Situata është tensionuar pas përpjekjeve të protestuesve për të kaluar barrierat e vendosura nga policia, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë për të ruajtur perimetrin e sigurisë.
Përshkallëzimi i protestës vjen një ditë pasi organizatorët paralajmëruan nisjen e një aksioni të mosbindjes civile gjatë muajit shtator.
Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa pritet të ketë zhvillime të mëtejshme lidhur me situatën dhe shoqërimet e kryera nga policia.
Forca të shumta policie ndodhen në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa efektivët po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën dhe të garantojnë perimetrin e sigurisë së godinës, teksa ka mbërritur edhe makina ujëhedhëse.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/