Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Nepal dhe Tibet i ka kaluar 1000. Agjencia për emergjenca në Nepal ka njoftuar të martën rreth 4 mijë persona janë të zhdukur, përfshirë rreth 600 të huaj. Ndërkaq, autoritetet në Kinë të dielën në përditësimin e fundit kanë raportuar për 16 vdekje e rreth 550 të zhdukur.
Ndërkohë, Kina do të dërgojë ekspertë të identifikimit të ADN-së në Nepal, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Guo Jiakun gjatë konferencës së rregullt për shtyp të ministrisë të martën. Ai tha se Kina do të dërgojë gjithashtu pajisje për testimin e ADN-së, dronë dhe pajisje për pastrimin e ujit, ndër të tjera artikuj të nevojshëm urgjentisht.
Identifikimi i trupave është bërë një sfidë e madhe në Nepal, sepse pas disa ditësh mes baltës, shumë trupa janë në një gjendje ku identifikimi është i vështirë.
Të mërkurën e 26 gushtit, u shkaktuan përmbytje të fuqishme që goditën zonën kufitare Nepalit dhe Tibetit. Përmbytjet u shkaktuan nga shkëputja e një mase të madhe të akullit nga mali Langtang Lirung në Himalaje, e cila çau një digë duke bërë që uji të vërshonte në zonat e banuara.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/