Një aksident i rëndë me tre viktima ka ndodhur në kryeqyteti ne Greqisë, Athinë, ku janë përfshirë dy motoçikleta.
Sipas informacioneve paraprake, motoçikleta e parë drejtohej nga një 27-vjeçare, teksa në të ishte dhe një grua tjetër si pasagjere. Gjatë rrugës, ajo u përplas me një tjetër motoçikletë, që drejtohej nga një burrë 51-vjeçar. Përplasja ishte aq e fortë, sa të dy mjetet u tërhoqën zvarrë për disa metra, duke përplasur një mjet të parkuar në rrugë. I gjithë momenti, është fiksuar nga kamerat e sigurisë të zonës.
Tre personat u dërguan në spital, por nuk mundën të mbijetonin dhe u shpallën të vdekur. Sipas informacioneve fillestare, tre personat që udhëtonin nuk mbanin helmeta, ndërsa po shqyrtohet mundësia që njëri prej drejtuesve të mjetit të ketë kaluar me semafor të kuq.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/