Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Bota & Rajoni

“Mburoja e Akilit” Izrael-Greqi: pse pikërisht tani?

Shumica e grekëve, mosbesues ndaj Netanyahut

by A G
5 days ago
in Bota & Rajoni, Kryesore
“Mburoja e Akilit” Izrael-Greqi: pse pikërisht tani?

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar dje marrëveshjen më të madhe të mbrojtjes në historinë e marrëdhënieve mes tyre.

Kontrata, me vlerë rreth 3.5 miliardë dollarë, parashikon ndërtimin e një sistemi shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore që në Greqi do të njihet si “Mburoja e Akilit”.

Marrëveshja është pjesë e një programi shumë më të gjerë të modernizimit ushtarak grek. Athina planifikon të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036, duke blerë ndër të tjera deri në 40 avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja dhe fregata nga Franca e Italia.

“Mburoja e Akilit”, e negociuar për tre vjet, pritet të jetë plotësisht funksionale brenda 35 muajve. Sistemi do të përfshijë “David’s Sling”, “Spyder” dhe “Barak MX”, radarë shumëfunksionalë dhe një qendër komandimi të mbështetur nga inteligjenca artificiale.

Në paketë përfshihet edhe “Drone Dome”, për mbrojtjen kundër dronëve. Në letër, bëhet fjalë për mbrojtje. Por në realitet, marrëveshja ka një dimension të qartë gjeopolitik.

Greqia po ndërton një kapacitet të ri ushtarak pikërisht në një rajon ku rivaliteti me Turqinë për Egjeun, Mesdheun Lindor dhe kufijtë detarë mbetet i pazgjidhur.

Për Athinën, kërcënimi nuk lidhet vetëm me avionët apo raketat. Zhvillimi i shpejtë i kapaciteteve turke, veçanërisht në fushën e dronëve, po shton shqetësimin grek.

Kësaj i shtohet përkeqësimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit për shkak të luftës në Gaza, duke krijuar një përputhje të pazakontë interesash mes Athinës dhe Tel Avivit.

Por ekziston edhe një dimension tjetër. Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e ka rritur frikën se bazat amerikane në Greqi mund të bëhen objektiv i sulmeve iraniane.

Në këtë kuptim, “Mburoja e Akilit” i jep Athinës një kapacitet shtesë mbrojtës, ndërsa njëkohësisht e lidh edhe më shumë sigurinë greke me strategjinë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.

Kjo është veçanërisht domethënëse sepse Izraeli po përballet me një mjedis rajonal gjithnjë e më kompleks. Për Tel Avivin, forcimi i Greqisë mund të shërbejë si një prej mjeteve për krijimin e kundërpeshave ndaj rritjes së ndikimit të Turqisë dhe ndaj arkitekturave të reja të sigurisë që po shfaqen në rajon.

Në këtë logjikë hyn edhe “Pakti i Mekës” mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit. Marrëveshja e mbrojtjes së ndërsjellë krijon një konfigurim të ri strategjik, të cilin Izraeli nuk mund ta injorojë.

“Mburoja e Akilit” mund të shihet si një prej elementeve të kundërbalancimit ndaj këtij realiteti të ri, duke e bërë Greqinë një pikë të rëndësishme të arkitekturës së sigurisë që Izraeli po përpiqet të ndërtojë.

Por kjo zgjedhje nuk është pa pasoja për Greqinë. Ndërsa Athina fiton teknologji të avancuar dhe mbështetje ushtarake, ajo po e lidh veten gjithnjë e më fort me Izraelin, në një moment kur një pjesë e madhe e opinionit publik evropian e kundërshton politikën izraelite në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Vetë shoqëria greke është shumë më kritike ndaj Izraelit sesa politika e saj e jashtme. Rreth 76 për qind e grekëve, sipas një sondazhi të Pew Research Center të publikuar në qershor, nuk besojnë se Benjamin Netanyahu do të veprojë drejt në çështjet botërore.

Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, e ka akuzuar qeverinë e Kyriakos Mitsotakis se po e shndërron Greqinë në një “satelit izraelit”.

Kritika është e fortë, por dilema është reale: a po e forcon Greqia sigurinë e saj, apo po bëhet pjesë e një përplasjeje më të gjerë që tejkalon interesat e saj kombëtare?

“Mburoja e Akilit” nuk është thjesht një sistem raketash. Ajo është një deklaratë strategjike. Athina po zgjedh të pozicionohet gjithnjë e më qartë në krah të Izraelit, ndërsa Mesdheu Lindor po shndërrohet në një hapësirë ku aleancat, kundëraleancat dhe garat e armatimit po zëvendësojnë gjithnjë e më shumë diplomacinë.

Dhe rreziku është që ajo që Greqia e quan “mburojë”, të shndërrohet në një tjetër gur në murin që po ndan rajonin në kampe rivale. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Katër ditë në pus: a do dalë i gjallë ky dhjetë vjeçar?!
Afrika

Katër ditë në pus: a do dalë i gjallë ky dhjetë vjeçar?!

05/09/2026
Rusia, mesazh të qartë nga NATO: “Nuk do ta tolerojmë!”
Bota & Rajoni

Rusia, mesazh të qartë nga NATO: “Nuk do ta tolerojmë!”

05/09/2026
Next Post
Sot Mlladiç, nesër Netanyahu? 

Sot Mlladiç, nesër Netanyahu? 

Vdekja misterioze e një dëshmitareje të sikletshme mbi zullumet e Edi Ramës…

Vdekja misterioze e një dëshmitareje të sikletshme mbi zullumet e Edi Ramës...

Kush i vendos emrat e vendeve në hartë?

Kush i vendos emrat e vendeve në hartë?

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.