Te Sheshi
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Home Nënkryesore Bota & Rajoni Ballkani

“Kasapi i Bosnjës” ka vdekur, por përçarjet në Ballkan vazhdojnë…

Politikanët etnonacionalistë në pushtet, pak interes për pajtimin në rajon

by A G
6 days ago
in Ballkani, Kryesore
“Kasapi i Bosnjës” ka vdekur, por përçarjet në Ballkan vazhdojnë…

Guy De Launey, Monocle

Kur Ratko Mladiç u arrestua në vitin 2011, presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç, ishte dukshëm më optimist. Për të, kapja e Mlladiçit i jepte fund një periudhe të trazuar të historisë dhe krijonte mundësinë që Serbia dhe qytetarët e saj të shikonin përpara.

“E kemi hequr njollën nga Serbia dhe nga serbët, kudo që ata jetojnë!”, deklaroi Tadiç, duke shtuar se arrestimi do t’i jepte fund një “periudhe të vështirë në historinë tonë”.

Por ideja se gjithçka do të ndryshonte pas arrestimit të të ashtuquajturit “Kasapi i Bosnjës” nuk i mbijetoi përplasjes me realpolitikën e Ballkanit Perëndimor.

Në vend që Serbia dhe qytetarët e saj të distancoheshin nga krimet e tmerrshme të Mlladiçit dhe të kriminelëve të tjerë të luftës të dënuar në Hagë, disa politikanë vazhduan të ushqejnë idenë se çdo luftëtar serb është sipas përkufizimit, një hero kombëtar dhe se Mlladiçi ishte më heroiku ndër të gjithë.

Ditën e vdekjes së ish-gjeneralit, Aleksandar Vulin, i cili gjatë 14 viteve të fundit ka mbajtur disa poste ministrore në qeveritë serbe, deklaroi se Serbia duhet ta nderonte me një funeral shtetëror dhe me një ditë zie.

“Që nga Gavrilo Principi deri te Ratko Mlladiçi, serbët më të mirë vriten të lidhur”, shkroi ai në një deklaratë për mediat.

Qeveritë serbe shpesh i kanë toleruar deklarata të tilla skandaloze të Vulin, kryesisht sepse ato i bëjnë vetë qeveritarët të duken më të arsyeshëm në krahasim me të. Por edhe politikanë të tjerë, që në rrethana të tjera do të konsideroheshin të moderuar, kanë folur me simpati për Mlladiçin.

Pak ditë para vdekjes së ish-gjeneralit, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se ishte e vështirë të kuptohej përse Mladiçit nuk i ishte lejuar të kthehej në shtëpi për të kaluar ditët e fundit të jetës.

Në të njëjtën periudhë, ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiç, i dërgoi Hagës një kërkesë zyrtare që Mlladiçi të lirohej për arsye “humanitare”.

Më vonë, Vujiç konfirmoi se ish-krimineli i dënuar i luftës do të kishte “të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore që i takojnë”. Por do të ishte gabim të mendohej se një qasje e tillë ekziston vetëm në Serbi.

Në fillim të këtij muaji, Kroacia rivarrosi eshtrat e më shumë se 500 bashkëpunëtorëve të nazistëve, të cilët ishin ekzekutuar pa gjyq nga forcat partizane në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Për krimet e kryera prej tyre apo nga lëvizja nacionaliste kroate ustashe, aleate e nazistëve, nuk u tha pothuajse asgjë. Në vend të kësaj, ministrat folën për krimet e kryera nga “regjimet totalitare”, duke iu referuar Jugosllavisë së Titos.

Ndërkohë, avionët që mbërrijnë në Zagreb ulen në aeroportin Franjo Tuxhman, i emërtuar sipas presidentit që udhëhoqi Kroacinë drejt pavarësisë në vitet ’90, por që nëse nuk do të kishte vdekur në vitin 1999, do të mund të ishte përballur me akuza për krime lufte në Hagë.

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor, politikanët etnonacionalistë vazhdojnë të jenë në pushtet. Ata kanë pak interes për pajtimin në rajon. Përkundrazi, u intereson që pakënaqësitë dhe urrejtjet e vjetra të vazhdojnë të ziejnë, në mënyrë që të mund të ndajnë shoqëritë, të ruajnë pushtetin dhe, në shumë raste, të përfitojnë prej tyre.

Nderimi pas vdekjes i Ratko Mlladiçit është vetëm shembulli më i fundit dhe ndoshta më i rëndë i kësaj qasjeje. Për sa kohë që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk arrijnë të çlirohen nga kultura e mohimit dhe të përballen me ndershmëri me krimet e së kaluarës, pak gjëra do të ndryshojnë.

Dhe kjo u përshtatet shumë mirë liderëve politikë të rajonit. Ndoshta, me kalimin e kohës, njerëzit do të mendojnë ndryshe. \tesheshi.com\

Lajme të ngjajshme

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?
Kryesore

Ç’janë “Gurët e Urisë” që po i shfaq thatësira në Europë?

06/09/2026
Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”
Kryesore

Bektashizmi në rrënjët e tij që nuk e njeh Baba Mondin dhe “shtetin bektashi”

06/09/2026
Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…
Kryesore

Si Shqipëria: ky vend u fokusua te ndërtimi i HEC-eve, tani po dërrmohet nga përmbytjet…

06/09/2026
Next Post
Itali, një “revolucion” i pritshëm në plazhe

Itali, një "revolucion" i pritshëm në plazhe

Mjeshtrat me nam të së keqes: Si e manipulon Izraeli informacionin…

Mjeshtrat me nam të së keqes: Si e manipulon Izraeli informacionin...

Ku përfundojnë valixhet që nuk i merr askush nëpër aeroporte?

Ku përfundojnë valixhet që nuk i merr askush nëpër aeroporte?

TË FUNDIT

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

Përballë Izraelit, Shqipëria njësh me Republika Srpska

06/09/2026
0

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

Takim historik në Moskë: ç’diskutoi Putin me të dërguarit e Trump-it?

06/09/2026
0

Kontinentit që po i rritet barku

Kontinentit që po i rritet barku

06/09/2026
0

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

Më shumë se një fustan ky i një Miss-i afrikan

06/09/2026
0

NA NDIQNI

Tesheshi Logo

© 2025 TESHESHI.COM – Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota & Rajoni
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
  • LAJME NGA GAZA
  • Analizë
  • Opinione
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.